Këtë të premte ka mbërritur në Gjykatën Administrative, i ardhur nga qelia e Durrësit, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Veliaj do të jetë në seancë për një gjyq administrativ me prokurorin e çështjes së tij, Olsi Dado.
Nga ana e palës së Veliajt pretendohet se emërimi i Dados bie ndesh me ligjin.
Nga ana tjetër, prokurori Olsi Dado nuk ka dhënë asnjë deklaratë apo reagim për çështjen.
Nga pamjet e siguruara, Erion Veliaj është shoqëruar nga të paktën 7 forca speciale, derisa të mbërrinte nga furgoni në Gjykatë.















