Të tjera detaje publikohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Piacenza të Italisë, ku një 13- vjeçare shqiptare humbi jetën pasi ra nga pallati në një lartësi prej 8 metrash. Në pranga është vënë i dashuri i saj, gjithashtu shqiptar, për të cilin u konfirmua masa e paraburgimit për akuzën e vrasjes.
Ka qenë dëshmia e një personi që ka parë ngjarjen duke bërë që Prokuroria urdhëronte arrestimin e 15-vjeçarit. Dëshmitari ka deklaruar se kishte parë djalin të hidhte vajzën nga ballkoni.
Sipas prokurorisë, i riu e ka shtyrë nga ballkoni dhe kur Aurora është përpjekur të kapej pas parmakëve, ai e ka goditur disa herë te duart me qëllim që të rrëzohej.