Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Vdekja” e rendit global u shkaktua nga Klinton, Bush dhe Obama

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
“Vdekja” e rendit global u shkaktua nga Klinton, Bush dhe Obama

Nga Stephen M.Walt “Foreign Policy”/ Një temë e përsëritur e komenteve mbi politikën e jashtme që nga viti 2016, ka qenë statusi i mëparshëm, dhe e ardhmja e pasigurtë e të ashtuquajturit rend liberal. Disa analistë, vënë në pikëpyetje nëse ka ekzistuar ndonjëherë një rend liberal, ose kanë sfiduar virtytet e tij të supozuara, ndërsa të tjerët nxitojnë t’i mbrojtur arritjet e tij të dikurshme, dhe shqetësohen për rënimin e tij të mundshëm.

Gjithsesi, nëse ka një konsensus midis analistëve të ndryshëm, është se presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, përbën një kërcënim të veçantë ndaj rendit të bazuar në rregulla, dhe të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që supozohet të jetë vendosur që nga viti 1945.

Nëse president do të ishte zgjedhur Hilari Klinton, disa besojnë se Shtetet e Bashkuara do të kishin mbetur “kombi i domosdoshëm”, që e drejton botën drejt një të ardhme më të mirë, dhe elementët e njohur të një rendi të bazuar në rregulla, do të vazhdonin të lulëzonin (ose të paktën do mbeteshin të paprekura).

S’ka dyshim që Trump e vlerëson pak demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjin apo vlerat e tjera liberale klasike, duket se ka një shpërfillje të veçantë për partnerët demokratikë të Amerikës, dhe një dobësi për autokratët. Por është gabim që ai të shihet si shkatëruesi i vetëm i rendit aktual, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, “farat” e problemeve tona të tanishme, u mbollëm shumë kohë përpara se Trump të hynte në skenën politike, dhe patën mbirë për shkak të vendimeve të politikës së jashtme të marra nga administratat e ish-presidentëve Bill Klinton, Xhorxh W.Bush dhe Barak Obama.

Kthehuni për një moment një çerek shekulli pas, në fillim të “momentit unipolar”. Pasi triumfoi mbi Bashkimin Sovjetik, SHBA-ja pasi të përgëzonte veten, mund të hartonte një strategji më të përshtatshme, për një botë pa një rival në rangun e një superfuqie.

Uashingtoni, mund të tërhiqej gradualisht nga ato zona që nuk kishin më nevojë për një mbrojtje të konsiderueshme amerikane, dhe reduktonte praninë e tij ushtarake nëpër botë, ndërsa mund të mbetej i gatshëm të vepronte në disa fusha kyçe, nëse kjo do të qe absolutisht e nevojshme.

Këto lëvizje, do t‘i detyronin aleatët tanë më të pasur, të merrnin më shumë përgjegjësi për problemet lokale, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara do të mund të adresonin nevojat e ngutshme të brendshme.

Bërja më reale e “ëndrrës amerikane” këtu në shtëpi, do t’i kishte treguar edhe kombeve të tjera se përse vlen të kopjohen vlerat e lirisë, demokracisë, tregjeve të hapura dhe sundimit të ligjit.

Megjithatë, kjo alternativë e ndjeshme, vështirë se u diskutua në qarqet zyrtare. Përkundrazi, si demokratët ashtu edhe republikanët iu bashkuan shpejt një strategjie ambicioze të “hegjemonisë liberale”, e cila synonte të përhapte shumë larg vlerat liberale.

Të bindur se erërat e progresit qenë në krahun e tyre, dhe të dashuruar nga një imazh i Amerikës si një “kombi i domosdoshëm” i botës, ata vendosën ta përdorin fuqinë amerikane për të rrëzuar diktatorët, përhapur demokracinë, vendosur sanksione ndaj shteteve diktatoriale, dhe bërë pjesë sa më shumë vende që të ishte e mundur e institucioneve të sigurisë të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, deri në vitin 2016, Amerika u angazhua zyrtarisht për të mbrojtur më shumë vende të huaja, sesa në çdo kohë në historinë e kombit. Udhëheqësit e Amerikës, mund të kenë pasur qëllimet më të mira, por strategjia që ata ndoqën ishte përgjithësisht e dështuar.

Marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën, janë sot më të këqija se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë, dhe 2 gjigandët aziatikë po bashkëpunojnë sërish kundër nesh. Shpresat për një zgjidhje me 2 shtete, midis Izraelit dhe palestinezëve, janë zbehur, dhe pjesa tjetër e Lindjes së Mesme është më e ndarë se kurrë ndonjëherë.

Koreja e Veriut, India dhe Pakistani, i kanë armët e tyre bërthamore, si dhe kanë zgjeruar rezervat bërthamore, ndërsa Irani ka shkuar nga zero kapacitet pasurimi në vitin 1993, në një shtet që është gati të prodhojë sot armën bërthamore. Demokracia, është në tërheqje në mbarë botën, dhe ekstremistët e dhunshëm janë aktivë në më shumë vende.

Bashkimi Evropian, është duke heshtur, dhe përfitimet e vagullta të globalizimit, kanë prodhuar një reagim të fuqishëm kundër rendit liberal liberal, që është promovuar aktivisht nga Shtetet e Bashkuara. Të gjitha këto prirje, ishin shumë të forta, edhe përpara se Trumpi të bëhej president. Por shumë prej tyre do të kishin më pak gjasa, ose do ishin më pak të theksuara nëse Shtetet e Bashkuara do të zgjidhnin një rrugë tjetër.

Në Evropë, Shtetet e Bashkuara mund t’i kishin rezistuar joshjes për zgjerimin e NATO-s, dhe të fokusoheshin më tepër tek “Partneriteti për Paqe”, një grupim marrëveshjesh të sigurisë, që përfshinin edhe Rusinë. Me kalimin e kohës, ajo mund të kishte tërhequr gradualisht praninë e saj ushtarake, duke e dorëzuar sigurinë evropiane sërish tek tek evropianët.

Udhëheqësit rusë, s’do të ndiheshin të kërcënuar, nuk do të kishin luftuar në Gjeorgji, s’do kishin aneksuar Krimenë, dhe do të kishin pak ose aspak arsye të ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. Nëse BE-ja do të merrte një rol më të madh për sigurinë e vet, shtetet si Polonia dhe Hungaria, mund të kishin qenë më pak të prirura të flirtonin me autoritarizmin, nën mbulesën e garancive të sigurisë nga ana e SHBA-së.

Një SHBA e zgjuar, do të kishte lejuar që Iraku dhe Irani të kontrollonin njëri-tjetrin, në vend se të përpiqej për një “kontroll të dyfishtë” në Gjirin Persik, duke eliminuar kësisoj nevojën për të mbajtur mijëra trupa amerikane në Arabinë Saudite, pas Luftës së parë të Gjirit.

Sikur Uashingtoni të kishte mbështeshtur në mënyrë të kushtëzuar Izraelin dhe Autoritetin Palestinez,me përparimin e vazhdueshëm drejt “dy shteteve për dy popuj”, dy burimet kryesore të antipatisë vrastare të Osama Bin Ladenit ndaj Amerikës do të ishin zhdukur, duke bërë që sulmet e 11 Shtatorit 2001 të kishin pak gjasa të ndodhnin.

Dhe pa 11 Shtatorin, me siguri s’do të kishim pushtuar Irakun apo Afganistanin, duke kursyer disa triliona dollarë dhe jetë e mijëra amerikanëve dhe të huajve. Shteti Islamik nuk do të kishte ekzistuar kurrë, dhe kriza e refugjatëve dhe sulmet terroriste që kanë nxitur ksenofobinë e krahut të djathtë në Evropë, do të qenë shumë më pak të rëndësishme.

Një SHBA më pak e shpërqendruar nga luftërat në Lindjen e Mesme, mund të kishte lëvizur më shpejt për t’iu kundërvënë ambicjeve në rritje të Kinës, dhe do të kishte më shumë burime në dispozicion për të përmbushur këtë detyrë thelbësore.

Në vend të supozimit naiv, se Kina do të bëhej gjithnjë e më demokratike, dhe do të pajtohej vullnetarisht me normat ekzistuese ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara,  mund ta kishin kushtëzuar anëtarësimin e Pekinit në Organizatën Botërore të Tregtisë, me braktisjen e praktikave të saj grabitqare, dhe ngritjen e institucioneve ligjore më efektive në shtëpi, duke përfshirë mbrojtjen e pronës intelektuale.

Së fundi, një strategji e madhe e kufizuar, nuk do të kishte joshur udhëheqësit amerikanë të përdornin torturat, ligjet speciale, vrasjet me dron, mbikëqyrjen e pajustifikuar elektronike, dhe tradhëtitë e tjera ndaj vlerave thelbësore të SHBA-së.

Edhe kjo do të kishte kursyer triliona dollarë, që mund të ishin shpenzuar për forcimin e ushtrisë sonë, në ofrimin e një kujdesi më të mirë shëndetësor për qytetarët amerikanë, rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, investimin në arsim etj.

Të jemi të qartë:kur themi që strategjia jonë ka qenë kryesisht një dështim, nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara kanë dështuar në gjithçka, ose të sugjerojmë se bota do të qe e përkryer sot, nëse udhëheqësit e SHBA-së të do të kishin vepruar ndryshe.

Po ta kthejmë shikimin pas, tek ajo që ka sjellë ndjekja e “hegjemonisë liberale”, mund të ketë pak dyshime se një qasje tjetër do t’i kishte lënë Shtetet e Bashkuara (dhe shumë vende të tjera) në një gjendje shumë më të mirë sot. Dhe rendi liberal, të cilin shumëkush është i dëshpëruar ta shpëtojë, do të ishte në një formë shumë më të mirë.

Nuk është e paimagjinueshme të imagjinohet edhe një përfitim shtesë:Trump nuk do të ishte president. Në vitin 2016, kur ai e cilësoi politikën e jashtme të SHBA-së si “tërësisht katastrofike”, shumë amerikanë ranë dakord me të dhe e votuan.

Mjerisht, menaxhimi çoroditës, inkompetent dhe i pafavorshëm i punëve të jashtme, ka arritur ta bëjë Amerikën më pak popullore dhe  me më pak ndikim, pa reduktuar asgjë nga barra e saj globale. Shtetet e Bashkuara janë ende “një komb-ndërtues”, që vazhdon ende luftërat në vende të largëta, që shpenzon më shumë në mbrojtje sesa 8 ushtritë më të mëdha të tjera të botës të marra së bashku, dhe që ende subvencionon aleatë të shumtë të pasur.

Mbrojtësit e çmendurive tona të dikurshme, tani kritikojnë hezitimin e amerikanëve për të mbështetur të njëjtën strategji dominuese globale, që prodhoi kaq shumë zhgënjime. Por publiku ka çdo arsye të refuzojë një qasje ndaj botës, e cila ka dështuar vazhdimisht, dhe të kërkojë një alternativë më të mirë.

Disa votues, besuan gabimisht se do ta merrnin këtë nga Trump, por ai nuk e ka bërë këtë ende, dhe thuajse me siguri nuk do ta bëjë. Çështja është:edhe sa kohë do të kalojë, para se populli amerikan të marrë atë që do dhe meriton nga një politikë e jashtme më e tërhequr?

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në
Aktualitet

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

18:18 | 25/06/2025
Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme
Aktualitet

Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

17:45 | 25/06/2025
Grabitja përfundon në tragjedi/ Pronari qëllon me armë zjarri tre shqiptarë, zbardhen detajet
Aktualitet

Grabitja përfundon në tragjedi/ Pronari qëllon me armë zjarri tre shqiptarë, zbardhen detajet

17:42 | 25/06/2025
Next Post
Video/Nxehet Fevziu, i kthehet Ramës: Mos ma ngri zërin mua

Video/Nxehet Fevziu, i kthehet Ramës: Mos ma ngri zërin mua

VIDEO/ Rama kërcënon Markun: Mbaj gojën, kujdes çfarë thua

VIDEO/ Rama kërcënon Markun: Mbaj gojën, kujdes çfarë thua

Studentët përshkallëzojnë protestat, Rama jep mesazhin e radhës (foto-video)

Rama: Iku koha kur këshilltari i Saliut jepte tituj shkencorë

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës
Bota

I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës

by mirseda
18:19 | 25/06/2025
0

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë pjesën lindore të Amerikës së Veriut, duke shkaktuar dhjetëra...

NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

18:18 | 25/06/2025
Pronari i vilës në Napoli pranon vrasjen e hajdutit shqiptar: E qëllova dhe fsheha trupin në pyll

Pronari i vilës në Napoli pranon vrasjen e hajdutit shqiptar: E qëllova dhe fsheha trupin në pyll

18:15 | 25/06/2025
Ende i fshehur nga frika e atentatit ,a do e konfirmojë Khamenei armëpushimin e Trump?

Ende i fshehur nga frika e atentatit ,a do e konfirmojë Khamenei armëpushimin e Trump?

18:13 | 25/06/2025
Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

17:45 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com