Rastet e dhunës në familje nuk kanë fund në vendin tonë, policia në Korçë dhe në Pogradec kanë nisur hetimet për katër persona, pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre.
Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, ndërsa 4 persona të tjerë janë vënë nën hetim për të njëjtin shkak.
Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 39-vjeçrin me iniciale Sh. Xh, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për R. Xh., 63 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë, nipin e tij.
Ndërsa policia Korçë ka referuan materialet në Prokurori për. M., 60 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së tij të mitur, për pasojë ai do të hetohet në gjendje të lirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme./