Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vala e zemërimit që po trondit Iranin i ka rrënjët e thella

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Vala e zemërimit që po trondit Iranin i ka rrënjët e thella

Nga Gwynne Dyer,“Internazionale”/“Njerëzit që kanë shkaktuar këtë që po ndodh, mendojnë se mund të dëmtojnë qeverinë”- tha zv/presidenti i Iranit Eshaq Jahangiri.

“Por kur protestat derdhen në shesh, njerëzit që i kanë nxitur ato, nuk janë gjithmonë në gjendje t’i kontrollojnë ato”. Pyetja është: cilëve u referohej Jahangiri, dhe cilës qeveri?

Në Iran, skifterët argumentojnë (siç bëjnë gjithmonë në raste të tilla), se protestat e nisura më 28 dhjetor 2017, dhe që prej atij momenti janë përsëritur çdo ditë, janë vepër e kundërrevolucionarëve dhe agjentëve të shërbimeve sekrete.

Kreu i Gardës së Revolucionit Islamik, i ka paralajmëruar protestuesit antiqeveritarë, se ata do të duhet të përballen me “grushtin e hekurt” të kombit, në rast se do të vazhdojnë trazirat.

Por realiteti është se në Iran ekzistojnë dy qeveri. Njëra është ajo e zgjedhur nga presidenti Hassan Rohani, një reformist që fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar. E dyta përbëhet nga fetarë dhe ekstremistë islamikë (sikurse është edhe Garda Revolucionare), që shërbejnë si “udhërrëfyes supremë” të Ajatollah Ali Khameneit.

Dhe është pikërisht Ajatollahu,ai që ka fjalën e fundit si në çështjet teologjike, ashtu edhe në ato politike. Ekziston gjithmonë një tension i madh midis të dyja palëve, kur iranianët zgjedhin një qeveri reformiste, dhe Eshaq Jahangiri e ka mbështetur gjithmonë kauzën e reformimit dhe moderimit.

Ajo që në fakt donte të thoshte ai, në mesazhin e tij të koduar, ishte dyshimi se protestat janë organizuar nga skifterët për të dëmtuar qeverinë e Rohanit, edhe pse ato kanë dalë nga kontrolli. Iranianët kanë sigurisht shumë arsye për të protestuar.

Më shumë se 3 milionë njerëz janë të papunë, dhe papunësia e të rinjve është rreth 40 për qind. Çmimi i disa produkteve ushqimore, sikurse janë pulat dhe vezët, është rritur me thuajse 50 për qind.

Por faji nuk është i Rohanit. Problemi kryesor është se, pavarësisht nga marrëveshja e vitit 2015, që i dha fund sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, në këmbim të kontrolleve të rrepta mbi kërkimet dhe teknologjinë bërthamore të vendit, sanksionet financiare të SHBA-së mbeten ende në fuqi.

Kjo do të thotë se shumica e bankave mbeten mosbesuese kur është fjala për trajtimin e parave nga Irani, ose për t’i dhënë kompanive iraniane, dhe prandaj përfitimet ekonomike të premtuara nga marrëveshja nuk u materializuan kurrë.

Është e natyrshme që njerëzit të kapen me qeverinë kur ekonomia nuk përmirësohet, dhe prandaj është e besueshme që skifterët e shfrytëzuan këtë zemërim për të diskredituar reformistët. Por zemërimi kishte rrënjë të thella, dhe u shndërrua në një protestë kundër të gjithë regjimit islamik.

Një dëshmi se akuzat e kujdesshme të Jihangirit, mund të jenë të bazuara është sjellja e mediave shtetërore, pothuajse të gjitha të kontrolluara nga skifterët.

Gazetat, radioja dhe televizioni, nuk folën asnjëherë për demonstratat e vitit 2009, të cilat qenë shumë më të mëdha, por bënë lajm kryesor protestat aktuale. Pastaj, kur kërkesat e protestuesve u bënë më radikale, media e kontrolluar nga shteti ndaloi të foluri mbi to.

Megjithatë Rohani nuk është objektivi kryesor i demonstratave, dhe ato nuk kanë të bëjnë vetëm me koston e jetesës dhe vendet e punës. Ata janë protesta kundër të gjithë sistemit të pushtetit, dhe sloganet janë haptazi politike. Në të shkuarën, protestat u shtypën me forcë në vitet 1999, 2003, 2006, dhe në një mënyrë më spektakolare në vitin 2009. Por, ajo që po ndodh sot është e ndryshme nga ajo që ka ndodhur në vitet e mëparshme për tri arsye.

Tre dallimet

Dallimi i pare, është se qeveria paralele dhe jo e zgjedhur e mullahëve, e udhëhequr nga Ajatollah Ali Khamenei, nuk është më e paprekshme dhe e imunizuar ndaj kritikave. Popullata ka artikuluar slogane të tilla si “vdekje diktatorit”, dhe madje edhe “vdekje Khameneit”, një fakt i paprecedentë në historinë e Republikës Islamike.

Madje është bërë thirrje për rikthimin e Shahut, të rrëzuar nga pushteti gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979 (ose më saktë djalit të tij, duke qenë se Shahu ka vdekur shumë kohë më parë).

Dallimi i dytë, është se për herë të parë protestat nuk filluan në Teheran, kryeqytetin e vendit, por në qytete të tjera.

Protestat e para u zhvilluan në qytetin e dytë të Iranit, Mashad, që konsiderohet tradicionalisht konservator.

Protestat arritën në Teheran ditën e shtunë, dhe pastaj u shtrinë edhe në një duzinë qytetesh të vogla.

Së fundmi, dallimi i tretë (që mund të shpjegojë të dytin), është se shumica e protestuesve këtë herë nuk përbëhet nga studentë apo profesionistë të klasës së mesme, por nga njerëz që i përkasin shtresave më të varfra, të cilët kanë shumë pak për të humbur.

Kjo gjithashtu mund të shpjegojë se pse protestuesit janë më pak të disiplinuar, dhe më të gatshëm t’i përgjigjen dhunës së policisë me më shumë dhunë.

Asnjë nga këto, s’do të thotë megjithatë se regjimi iranian, ndodhet në prag të kolapsit. Regjimi i ka mbyllur mediat sociale që protestuesit përdorin për t’u organizuar, dhe është i njohur për mënyrën e përdorimit të forcës kundër qytetarëve të tyre.

Shumë liderë të opozitës janë në burg ose në mërgim, dhe sipas informacioneve tona, duket se nuk ka ndonjë koordinim midis protestave të ndryshme.

Të gjitha valët e tjera të protestës kanë dështuar në të shkuarën, dhe ka të ngjarë që edhe këto të kenë të njëjtin fat. Por kur nisin ngjarje të tilla, sidomos në Lindjen e Mesme, pothuajse çdo gjë është e mundur.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: IraninrrënjëtthellatronditValazemërimit

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad
Bota

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Next Post
Jeta luksoze e “pashallarëve” shqiptarë në Instagram (Foto)

Jeta luksoze e “pashallarëve” shqiptarë në Instagram (Foto)

Disfatë e bukur, turqit thyejnë Skënderbeun

Disfatë e bukur, turqit thyejnë Skënderbeun

Shkarkimi i Çakos, Vasili: Rama shiti ish-drejtorin!

“S’ka BE pa burgosur “kokat” e trafikut të drogës”  







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com