Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vaksinat kanë bërë bashkë kombet rivale në kohërat më të vështira

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Vaksinat kanë bërë bashkë kombet rivale në kohërat më të vështira

Nga Stephen Mihm “Bloomberg”

Ndërsa bota po hyn në vitin e dytë të një pandemie vdekjeprurëse, është e vështirë të mos tronditesh nga fakti se secili komb po kujdeset kryesisht për veten e tij. Nga spektakli i vendeve që grumbullojnë vaksina për vete, tek kufizimet në dukje të pafundme të udhëtimeve ndërkombëtare, Covid-19 duket se ka e ushqyer nacionalizmin, ka zbehur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ka rritur tensionet gjeopolitike.

E megjithatë, edhe në këtë fazë të pandemisë, historia na jep arsye për të pasur shpresë. Historia e vjetër e “diplomacisë së vaksinave”, konfirmon se sëmundjet jo gjithmonë i ndajnë kombet nga njëri-tjetri. Në fakt, vetë akti i luftës kundër patogjenëve mund të

nxisë afrimin dhe bashkëpunimin midis tyre.

Historia e diplomacisë së vaksinave, nis pa dyshim me sëmundjen e lisë. Për shekuj me radhë, ky virusi e ka torturuar njerëzimin, duke vrarë midis 20-60 për qind të viktimave

të tij, dhe duke i lënë të mbijetuarit të shpërfytyruar apo të verbuar.

Eduard Xhener, një mjek në Britaninë e shekullit XVIII, vuri re se mjelëset e lopëve prekeshin shumë rrallë nga lija e dhenve. Disa mjelëse ia atribuan këtë mbrojtje faktit se shumica ishin prekur tashmë nga një sëmundje e përafërt por kryesisht e padëmshme:lija e lopës. Xhener mendonte se nëse do të infektonte dikë tjetër me këtë lloj lije, kjo do t’i jepte imunitet kundër lisë së dhenve.

Dhe kishte të drejtë. Xhener e quajti këtë metodë vaksinimi, nga termi latin për lopën“vacca”. Megjithëse shumë mjekë të kohës e sulmuan, avokatia e tij ndaj kësaj metode fitoi mbështetës të shquar në të gjithë Britaninë, dhe përfundimisht edhe në pjesën tjetër e botës në dekadat e para të shekullit XIX.

Historiani Majkëll Benet, ka botuar së fundmi një libër, ku na jep detaje mbi këtë fushatë të jashtëzakonshme, e cila u zhvillua gjatë një periudhe të një lufte të ashpër midis Britanisë dhe Francës, si dhe konflikteve të tjera nëpër botë. E megjithatë, Xhener nuk u pengua në misionin e tij.

Gjatë Luftërave Napoleonike, ai u tha homologëve të tij francezë “Shkencat nuk shkojnë kurrë në luftë!”.Shpresa e tij mund të tingëllonte naive, por Xhener bashkë me një rrjet aleatëve në rritje në të gjithë botën, filluan të transportonin vaksinat midis vendeve ndërluftuese, duke e vendosur shëndetin publik përpara konflikteve kombëtare.

Shumë shpejt Xhener do të shërbente si një diplomat jozyrtar midis Britanisë dhe Francës, i besuar nga të dyja vendet. Pra, vaksinimi i transformoi marrëdhëniet diplomatike në të gjithë botën. Para Xhener, vendet nuk mund të bënin shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin në luftën kundër sëmundjes së lisë.

Mjekësia tradicionale ishte kryesisht e padobishme, dhe të gjitha paratë e botës nuk mund ta ndalonin përhapjen e saj. Por vaksinat mundën ta bënin këtë ndaj vendet filluan shumë shpejt që t’i përdorin ato si një mënyrë për të nxitur vullnetin e mirë të udhëheqësve të ndryshëm.

Ky ishte një altruizëm i mbrujtur me interesin kombëtar. Në fakt, Xhener dhe autoritetet e tjera britanike shpresonin që ta bënin vaksinimin pjesë integrale të menaxhimi të perandorisë britanike. Xhener shpresonte që “të shihte së shpejti formimin e Shoqatave për Shfarosjen e Lisë në gjithë perandorinë”, të krahasueshme me infrastrukturën mjekësore që po ndërtonte në Britani.

Vendet e tjera e kuptuan mesazhin e tij. Që në vitin 1801, Shtetet e Bashkuara filluan t’u ofrojnë krerëve të fiseve indiane vaksinat e lisë. Madje, presidenti Tomas Xheferson dërgoi vaksina drejt perëndimit me ekspeditën e famshme të Luis dhe Klark, edhe pse ato me sa duket u prishën para se të mund të përdoreshin.

Franca e çoi shumë më tej diplomacinë e vaksinave. Kur mikrobiologu Lui Pastër zhvilloi një vaksinë që parandalonte sëmundjen e tërbimit – një sëmundje e tmerrshme që vriste të gjithë ata që prekeshin prej saj – qeveria franceze filloi ndërtimin e laboratorëve në të gjithë kolonitë e saj, në mënyrë që ta administronte vaksinën në një shkallë masive.

Ndërsa është e lehtë t’i shpërfillësh këto lloj përpjekjesh si operacione perandorake të interesit vetjak, shkencëtarët që i promovuan këto programe vaksinimi, besuan vërtet se vaksinat mund t’i kapërcenin diferencat midis kombeve. Për shembull,Pastër deklaroi

se “shkenca nuk njeh kufij”.

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik,iu afruan në disa raste

Në mënyrë të rrezikshme një konflikti bërthamor mes tyre. Por ndërkohë, ato arritën të bashkëpunojnë për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës kundër poliomielitit, një sëmundje që u mori jetën shumë fëmijëve dhe shumë të tjerë i la të paralizuar.

Në vitin 1950, SHBA nisi administrimin e vaksinave të poliomelitit të zhvilluara nga Xhonas Salk. Ato mbështeteshin mbi versione të vdekura të virusit për të shkaktuar një përgjigje imunitare. Edhe pse efektive, kjo metodë kishte të meta të rëndësishme:kërkonte jo pak vaksinime.

Për më tepër, shumë prindër refuzuan t’i vaksinojnë fëmijët e tyre, pas disa rasteve kur vaksinat i infektuan gabimisht njerëzit me poliomelit. Virologu Albert Sabin nuk ishte dakord me qasjen e Salk, duke argumentuar për përdorimin e një versioni të gjallë por të dobësuar të virusit.

Fatkeqësisht, në SHBA askush nuk donte të ofrohej për ta testuar. Bashkimi Sovjetik shfaqi gatishmërinë e tij. Në vitin 1956, një ekip virologësh sovjetikë vizituan Sabin në SHBA, duke filluar një bashkëpunim të qëndrueshëm. Bashkimi Sovjetik dhe vendet e bllokut lindor vaksinuan mbi 100 milionë njerëz, kryesisht fëmijë.

Fushata tregoi se vaksina e Sabin ishte e sigurt, efektive, dhe mund të prodhohej shpejt në shkallë masive. SHBA dhe Bashkimi Sovjetik filluan shpërndarjen e vaksinës së poliomelitit në të gjithë botën. Pjesa më e madhe e kësaj fushate, ishte në fakt një diplomaci klasike e vaksinave, ku secili vend kërkonte ndikimin politik në këmbim të vaksinës.

Por pavarësisht qëllimeve nga pas, përfitues të saj u bënë fëmijët e gjithë botës. Këto bashkëpunime të suksesshme nënvizojnë një fakt themelor:Rivalitetet gjeopolitike, nuk kanë pse të pengojnë një përgjigje efektive globale ndaj sëmundjeve vdekjeprurëse.

Ky është një mësim që vlen të mësohet tani që pandemia po hyn në vitin e saj të dytë dhe me pasoja vdekjeprurëse. Për sa kohë që vendet po përpiqen të mposhtin vetë Covid-19, ata do të dështojnë. Por nëse ringjallin modelin e bashkëpunimit që e çliroi botën nga sëmundjet e lisë dhe poliomelitit, ne mund t’ia dalim të mposhtim pandeminë aktuale.

Burimi: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-05-04/vaccine-diplomacy-in-history-smallpox-polio-covid-19?srnd=opinion

Përshtatur për Tirana Today

Tags: lui pastertomas xhefersonvaksina

TË LIDHURA

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

22:47 | 25/09/2025
Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani
Aktualitet

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen
Bota

Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

22:16 | 25/09/2025
Next Post
U akuzua para 13 vitesh për abuzim me fëmijët, David Brown drejt lirisë

U akuzua para 13 vitesh për abuzim me fëmijët, David Brown drejt lirisë

”Autori u largua me makinë”/ Detaje nga ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit

Dalin detaje nga hetimi / Vrasja e Xhuvanit në Elbasan mund të shmangej

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen del negative në testin për Covid-19

Pezullim i patentave për vaksinat kundër Coronës

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025




TË FUNDIT

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

by mirseda
22:47 | 25/09/2025
0

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, vizitoi Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite për herë të parë pas gjashtë vitesh...

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

22:16 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com