Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vajzat dhe të miturit, subjekt i trafikimit të qenieve njerëzore

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Vajzat dhe të miturit, subjekt i trafikimit të qenieve njerëzore

Grupet e ndryshme kriminale janë mjaft aktive në shfrytëzimin e kategorive të caktuara, kryesisht femrave dhe të miturve, për trafikim me qenie njerëzore. Trafikantët, viktimat e tyre i shfrytëzojnë kryesisht për përfitime apo me qëllim të shfrytëzimit seksual, përkatësisht shfrytëzimit për prostitucion.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit bënë të ditur se gjatë vitit 2017 institucionet e Kosovës kanë identifikuar 32 viktima të trafikimit, përkatësisht 25 gra dhe tre meshkuj.

Prej tyre, 18 viktima kanë qenë subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual, shtatë kanë kryer punë të detyrueshme, tre prej tyre kanë kërkuar lëmoshë, derisa katër të tjerë janë cilësuar si “të nënshtruar plotësisht”.

Numri më i madh i viktimave seksuale përbëhet nga vajzat që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe Filipinet.

Institucionet e Kosovës thonë se kanë ndërmarrë aksione të shumta për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore.

Shef i sektorit qendror të hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, Riza Murati, thotë për Radio Evropa e Lirë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbi 140 aksione gjatë vitit të kaluar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Sipas tij, numri më i madh i viktimave të trafikimit kanë qenë subjekt i trafikimit seksual.

“Ne tani viktimat i kemi më tepër ato që janë vendore sesa që vijnë nga vendet e tjera. Prej 32 viktimave sa kanë qenë vitin e kaluar, ne kemi identifikuar se diku shtatë prej tyre kanë qenë nga vendet e tjera, pesë nga Shqipëria, një nga Moldavia dhe një nga Filipinet, domethënë janë identifikuar si viktima të trafikimit të shfrytëzuara në Kosovë”, tha Murati.

Një prej vendeve ku ka rezultuar me gjetjen e viktimave që ishin subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual kanë qenë qendrat e ndryshme të masazheve.

“Këtë vit kemi zhvilluar një operacion kontrolli nëpër sallonet e masazhës apo lokale e tilla dhe ka rezultuar se nga 68 sosh, sa janë kontrolluar, 40 prej tyre janë mbyllur”, deklaroi Murati.

Gjendja ekonomike në Kosovë është shumë favorizuese për trafikantët, thotë Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Shala thotë për Radio Evropa e Lirë se luftimi i trafikimit është i vështirë, pasi që institucionet nuk i kanë kapacitetet e nevojshme profesionale.

“Nuk i marrin dënimet e merituara, dënimet janë të ulëta dhe shpejt dalin nga burgu. Institucionet jo pse nuk bëjnë diçka, mirëpo është e pamundur me këtë kapacitet profesional që kanë dhe mundësitë t’i mbulojnë të gjitha rastet. Raporti është objektiv. Numri nuk është real sepse ka shumë më tepër raste të trafikuar, por nuk ka kapacitet më shumë për të bërë më tepër”, tha Shala.

Ai tha po ashtu se mekanizmat e tjerë të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore nuk merren drejtpërsëdrejti me parandalimin e kësaj dukurie, mirëpo vetëm me pasojat.

Shala thotë se për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore ka dështuar çdo strategji, si e institucioneve vendore, po ashtu edhe atyre ndërkombëtare.

“As ndërkombëtarët të cilët e kanë pasur njëfarë lloj përgjegjësie në këtë fushë nuk është se e kanë treguar ndonjë sukses në luftimin e trafikimit dhe nuk mund që fajësia të adresohet vetëm tek institucionet e vendit, por duhet fajësia te drejtohet tek të gjithë, duke përfshirë edhe mediat edhe shoqërinë civile edhe institucionet përgjegjëse por edhe ndërkombëtarët”, deklaroi Shala.

Një fenomen tjetër shqetësues, potencohet edhe fakti se subjekt i trafikimit me qenie njerëzore janë edhe fëmijët që kryesisht në Kosovë, vijnë nga shteti fqinj Shqipëria./REL

TË LIDHURA

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit
Bota

Alarm! Makina përplaset me portën e Shtëpisë së Bardhë, pranga shoferit

13:32 | 11/03/2026
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës
Bota

Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow, priten negociatapër fundin e luftës

13:12 | 11/03/2026
Next Post
Aksident në Milot, 6 persona janë plagosur

Ndodh mrekullia! E përplasi makina, 5-vjeçarja shfaq shenja jete në spital

“Qërim hesapesh mes familjeve mafioze, kush e mori në qafë shoferin e Xhafajt”

“Qërim hesapesh mes familjeve mafioze, kush e mori në qafë shoferin e Xhafajt”

Shqipëria pret negociatat/ Salvini hedh poshtë gjithçka: Në 2019, BE-në e pret hataja!

Shqipëria pret negociatat/ Salvini hedh poshtë gjithçka: Në 2019, BE-në e pret hataja!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

by mirseda
17:37 | 11/03/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar...

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

17:01 | 11/03/2026
“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

16:54 | 11/03/2026
Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

16:46 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com