Vajza, e cila u shfaq në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet pas bërjes publike të videos.
Në një pronocim të saj për CNA.al ajo tha se tashmë situata për të ishte mjaft e rëndë dhe ndihej e traumatizuar edhe për faktin se shteti e kishte braktisur dhe ajo ishte lënë pa mbrojtje.
Sipas Almës, ajo kishte shkuar në zyrë për të kërkuar ndihmë, por siç ndodh rëndom në institucionet shqiptare, shumica e zyrtarëve nuk të ndihmojnë dhe nuk të bëjnë punë pa të çuar më parë në shtrat. Sipas Almës, publikimi i videos i ka sjellë shumë pasoja.
Ajo ndihet e traumatizuar dhe ngre një apel për shtetin, i cili në fakt e kishte braktisur dhe e kishte lënë pa mbrojtje dhe ishte e rrezikuar.
Nga ana tjetër, Alma tha se shqetësim të madh kishte djalin e saj 12 vjeç, i cili bullizohej nga njerëzit e tjerë dhe ai është një fëmijë që nuk di asgjë dhe nuk kupton, thjesht dhe vetëm vuan pasojat e atij video-skandali.
‘Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti. Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore. Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar.’
Kjo është ajo që Alma K. ka thënë për CNA.al, ku duket se tashmë dalja e një videoje disa ditë më parë, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe portaleve, nuk ka kaluar pa pasoja dhe duket se vetë viktima ka nevojë për mbështetjen e shtetit, për t’u marrë në mbrojtje, pasi ajo ngjarje e rëndë mund t’i shkaktojë jo pak pasoja Alma K. dhe djalit të saj 12-vjeçar./ CNA.al