Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Tiranë, ku dy persona u plagosën pas shembjes së një skele, pranën jë pallati në ndërtim.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur një 70-vjeçar dhe vajza e tij, 45-vjeçare, të cilët po kalonin poshtë pallatit që po ndërtohej, në mometnin kur një pjesë e skelës ra nga lartësia duke i zënë poshtë. Raportohet se i moshuari ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike, teksa 45-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të dy të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, dëshmitare e ngjarjes është bërë një e re që ndodhej në këtë zonë, e cila tregon se ka parë 45-vjeçare në gjakosur dhe burrin pa ndjenja.
“Isha te kafja lart, ishte një zhurmë e fortë, të gjithë kthyem kokën. Pashë një gocë që ishte mbuluar nga gjaku, të gjithë shkuan ta ndihmojnë. Pashë edhe një burrë të shtrirë në tokë. Ai burri ishte pa ndjenja. Më pas erdhi policia dhe ambulanca” – shprehet ajo.