Një 45-vjeçar në Roskovec është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka dhunuar psikologjikisht vëllanë e tij. Ndërkohë, vëllai i tij është pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.