Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Berat pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë kontrolleve në banesën e tij ka gjetur disa fishekë arme gjahu pa leje.
“Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin M. B., 39 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Më tej, nga kontrolli në banesën e 39-vjeçarit, u gjetën disa fishekë arme gjahu që posedoheshin pa leje. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,-thuhet në njoftimin e policisë.