Virozat dhe gripi janë kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në Spitalin infektiv. Mjekët e këtij shërbimi, me shqetësim thonë se numri i pacientëve mbi 14 vjeç që paraqiten në urgjencë është i lartë dhe po njëlloj edhe shtrimet spitalore.
Disa e kalojnë gripin me këshillat dhe mjekimet e dhëna nga bluzat e bardha në shtëpi, por për moshat e treta dhe të sëmurët kronik, gjendja duket më e rëndë ,dhe gripi po ju shkakton komplikacione.
Vaksinimi mbetet sipas mjekëve alternative më e mirë për të parandaluar format e rënda dhe fatalitetet.
Specialistët e ISHP kanë konfirmuar se gripi tashmë ka arritur pikun e tij, por pa e futur vendin në një epidemi. Në një javë mbi 18 mijë persona janë paraqitur pranë mjekut të familjes dhe urgjencave spitalore në të gjithë vendin me shenja të gripit dhe virozave stinore.















