Një shqiptar është dënuar me 18 muaj burg në Britani, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi në Holandë.
Gjatë seancës gjyqësore shqiptari tha se merrej vetëm me ujitjen e bimëve dhe në këmbim i mundësohej akomodimi dhe ushqimi.
Policia holandeze arrestoi shqiptarin në muajin shkurt, gjatë një operacioni antidrogë, ku u gjetën dhe sekuestruan 300 bimë kanabis në një apartament në Huesden. Sakaq mësohet se ai kishte shkuar në Holandë në rrugë ilegale.