Banorët e Zall Herrit mëngjesin e sotëm janë mbledhur sërish në protestë. Ata kanë bllokuar rrugën dhe janë shprehur se nuk do të lejojnë të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, të cilat punojnë në guroret e asaj zone.
Ata kanë thënë se guroret që punojnë në këtë zonë kanë dëmtuar cilësinë e ujit të pijshëm madje dhe rrugën.
Një prej banorëve u shpreh se deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje lidhur me shqetësimin e tyre, madje janë kërcënuar se dp t’i hiqet emri si përfitues të ndihmës ekonomike.
“Ne nuk do të lejojmë që të kalojë asnjë kamion sot. Këtu do të rrimë, deri nesër apo pasnesër. Askush nuk na ka dhënë përgjigje, as nga njësia. Madje disa kërcënohen se do të hiqen nga listat e ndihmës ekonomike. Vetë bredhin me avionë, ne s’kemi as rrugë dhe as ujë. Po e blejmë ujin se nuk pihet, disa kanë hapur puse. Jemi si në Mesjetë”, tha një prej protestuesve.