Federata Ganeze e Futbollit ka dërguar një notë proteste në selinë FIFA-s, për arbitrimin e ndeshjes ndaj Ugandës, e cila ishte vendimtare për ganezët sa i përket ecurisë në grupe për të siguruar një biletë për në Botëror.
Dy gola të anuluar dhe një penallti e pa dhënë, këto janë rastet për të cilat Gana ankohet ndaj arbitrit nga Afrika e Jugut, Daniel Benet, dhe dy asistentët e tij, Eldrik Adelaide dhe Stiv Mari, gjatë ndeshjes që u mbyll në barazim pa gola. Federata Ganeze tashmë kërkon që ndeshja të riluhet, për të vënë në vend drejtësinë e mohuar.
Tre raste të pastra për gol do bënin që “Yjet e Zinj” të kalonin Ugandën e vendit të fundit, dhe të vendosnin gjithçka në ndeshjen e fundit me Egjiptin kryesues. Por, pas këtij rezultati, gjithçka duket e pamundur tani për kombëtaren afrikane. Shpresa e vetme mbetet që FIFA të vendosë që ndeshja të zhvillohet përsëri.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=165&v=bW0kFZhzM6c&ab_channel=TVAFRICASports