Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Uashington/Hapet muzeu i Biblës, me fonde private

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Uashington/Hapet muzeu i Biblës, me fonde private

Në Uashington u hap një Muzeu i ri i Biblës, me fonde private. Ai ndodhet pranë ndërtesës së Kapitolit, në të janë ekspozuar artefakte të lashta të sjella nga shumë vende të botës, si dhe paraqitje interaktive të Biblës. Por ky muze ka ngjallur jo pak diskutime:

Nuk është për t’u çuditur, që në Muzeun e Biblës ka shumë Bibla… dhe muzikë biblike…histori të shkruara në hebraisht, madje edhe veshje të modës me dizenjo me temë biblike.

Bibla është e rëndësishme, sepse ajo ndihmon të mësosh për jetën, thotë Tony Zeiss, drejtori i Muzeumit.

“Mëson shumë gjëra në këtë muze, por ne jemi përqendruar tek rrëfimi dhe ndikimi i historisë. Do të donim që vizitorët të angazhohen më tepër personalisht tek ky libër i mahnitshëm”, – thotë drejtori i muzeut.

Ai thotë se muzeu nuk ka për synim të krijojë përçarje dhe eksponatet e vendosura në disa kate të një ndërtese të madhe, janë projektuar nga më tepër se 100 studiues, të cilët përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme. Ato janë paraqitje interaktive bashkëkohore për të edukuar njerëzit dhe për t’i zbavitur ata…

Nëpër disa eksponate madje mund edhe të ecësh nëpër një rikrijim të Nazaretit, qyteti i lindjes së Jezu Krishtit.

“Synimi është të krijohet një mjedis, në të cilin ndjen sikur je në një vend të ndryshëm, 2 mijë vjet më parë…”- thotë një punonjës i muzeut.

Muzeu është financim i Steve Green-it, nga një familje të krishterësh konservatorë evangjelistë, pronarë të kompanisë më të madhe në botë të shitjeve me pakicë të objekteve të artit, Hobby Lobby.

“Ne si familje do ta kishim të vështirë të fshihnim ato që besojmë. Ne mendojmë se rrëfimi i Biblës është i vërtetë. Por në këtë rast roli ynë është të paraqesim faktet e paraqitura nën një vështrim gazetaresk.”- thotë themeluesi i muzeut.

Por muzeu ngre pikëpyetje, thotë John Fea, që e konsideron veten një të krishterë evangjelist liberal.

“Pavarësisht se duan të qëndrojnë neutralë dhe objektivë ndaj Biblës, ka për të qenë tepër e vështirë, sepse dihet çfarë përfaqëson Bibla, ajo është e lidhur me një traditë të veçantë fetare dhe ka mënyrën e vet të interpretimit.”- thotë profesori Fea.

Profesori i Universitetit Georgetoën, Jacques Berlinerbrau, i cili është hebre, mendon se Muzeumi bart në vetvete një plan të fshehtë.

“Ideja se Muzeumi nuk synon t’i konvertojë njerëzit në një fe të veçantë, që beson tek Jezu Krishti, për mua është absurde”.- thotë hebreu Jacques Berlinerbrau, profesor universiteti, trasmeton voa.

John Fea thotë se hapja e Muzeut në kryeqytetin amerikan e ka një objektiv të fshehur.

“Është e vështirë ta shohësh hapjen e muzeut ndryshe nga një përpjekje për të sjellë vlerat kristiane dhe mësimet e Biblës, në këndvështrimin e protestantëve evangjelistë, si familja Greens, në qendër të jetës politike dhe kulturore të Amerikës”, thotë profesori Fea.

Në Muze ka artefakte të lashta impresionuese, disa prej të cilave të huazuara nga jashtë vendit, të tjera pjesë e koleksioneve të shumta të antikiteteve të familjes Green; disa prej tyre, rezulton se janë nxjerrë kontrabandë nga Iraku dhe më pas janë blerë pa e ditur burimin nga familja Green. Ata i konfiskuan objektet, kundrejt një gjobe prej 3 milionë dollarësh. Green i tha Zërit të Amerikës se Muzeumi është i gatshëm që t’ia kthejë artifaktet vendeve që u përkasin:

“Në se ata thonë për ndonjërin nga artefaktet se është i tyri, ne pranojmë”.

Zyrtarët e Muzeumit po i nxisin njerëzit të vijnë ta vizitojnë atë dhe të marrin vetë një vendim për atë ç’ka përfaqëson ai.

Tags: BiblësfondehapetmuzeuprivateUashington

TË LIDHURA

Zelensky takohet me kryeministren italiane: Nesër do t’ia dërgoj planin e paqes SHBA-së
Bota

Zelensky takohet me kryeministren italiane: Nesër do t’ia dërgoj planin e paqes SHBA-së

21:32 | 09/12/2025
Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer
Bota

Sulmet ruse dëmtojnë infrastrukturën e energjisë, Ukraina merr masa për të kursyer

20:24 | 09/12/2025
Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane
Bota

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

19:12 | 09/12/2025
Next Post
Anëtarësimi në BE/Hahn për “inspektim” në Shkup

Anëtarësimi në BE/Hahn për “inspektim” në Shkup

Nuk ka fitues në derbin e Madridit/ Napoli mposht Milanin dhe ruan kreun (Video)

Nuk ka fitues në derbin e Madridit/ Napoli mposht Milanin dhe ruan kreun (Video)

Freedom House/Mediat sociale përdoren nga qeveritë për të përhapur dizinformacione

Freedom House/Mediat sociale përdoren nga qeveritë për të përhapur dizinformacione







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com