Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U vra për një fjalë goje! Dhimbje dhe lot për shokun e tyre: Fatjoni ishte nxënës shembullor

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
U vra për një fjalë goje! Dhimbje dhe lot për shokun e tyre: Fatjoni ishte nxënës shembullor

Brengën më të madhe duket se e ka shoku i bankës, i cili tashmë është vetëm. Edhe pse mësimi vazhdon normalisht, asgjë nuk është si më parë.

Kjo që shihni në pamjet më poshtë është klasa e 9 A, klasa në të cilën Fatjon Bici ishte nxënës. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, tronditja në sytë e shokëve të Fatjonit është e madhe. Kjo është banka ku ai qëndronte i ulur. Tashmë vendi i tij është bosh.

Brengën më të madhe duket se e ka shoku i bankës, i cili tashmë është vetëm. Edhe pse mësimi vazhdon normalisht, asgjë nuk është si më parë.

“Shumë e vështirë të japësh një intervistë për Fatjonin. Ndjesë. Fatjoni ishte një djalë shembullor. Vinte nga një familje punëtore dhe shembullore që interesoheshin për djalin dhe vajzën më të vogël. Ai u rrit në sytë e mi. E njoh që në kopësht madje, klasa e parë. U rrit u zgjat dhe kurrë nuk na kishte krijuar probleme në shkollë“- u shpreh drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini”.

Drejtuesit e shkollës si dhe shokët e kujtojnë Fatjonin si një djalë social dhe një nxënës të dalluar. Askujt nuk i kishte shkuar në mendje se ai do të konfliktohej me bashkëmoshatarët e tij në këtë formë kaq ekstreme.

“Fatjoni ishte një djalë shembullor, nuk e prisnim që kjo gjë të ndodhte, pasi asnjë nuk kishte pasur konflikte të vogla më parë, lëre më këtë ishte fatal po nuk kishte konflikte. Edhe me mësime ishte djalë shembullor”, u shpreh shoqja e Fatjonit. Askush nuk ishte në dieni të sherrit që kishin fëmijët me njëri-tjerin. Por ditët e fundit kishin mësuar se ngjarja kishte filluar në lodrat e qytetit të Gramshit e më pas kishte vijuar në rrjetet sociale.

“Ne nuk kemi pasur asnjë informacion. Madje ai debat që ishte krijuar me nxënësit e shkollës së Drizës ishte me një nxënës tjetër të shkollës sonë në një debat që ne e mësuam më pas. Nxënësit nuk dhanë asnjë shenjë”, tha drejtoresha e shkollës.

“Si fillim kishte nisur nga rrjetet sociale, se cili ishte më i fortë, ishin takuar edhe dy ditë më para ngjarjes. Edhe kishin thënë që Gramshi do ju bëhet makth”, u shpreh shoqja e Fationit.

Si çdo i ri edhe Fatjoni kishte thurur ëndrra për të ardhmen. Ëndrra këto që ju prenë në mes atë ditë në këtë rrugicë mes pallateve në Gramsh.

“Ne po përgatitshim për një ekskursion në Sarandë dhe Fatjoni më shprehu entuziazmin e tij në zyrë duke më thënë zysha do kënaqemi. Ishte djalë që e donte jetën por djalë fatkeq“, tha drejtoresha.

“Kishte tërhequr letrat se do shkonte në Greqi për pak ditë, ndodhi kjo, do shkonim dhe në ekskursion, në Sarandë“, tha shoqja e tij.

Këto plane tregojnë afërsinë e madhe që kishte vendi i ngjarjes me shkollën. Pikërisht në këtë fushë ndodhi një vrasje e cila do të trondiste të gjithë qytetin. Prindër, mësues e fëmijë të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes kanë ndryshuar perceptimin për zënkat.

“Nëna mua më tha që nëse të shajnë thuaj falemnderit edhe largohu. Nëse ju shajnë mos i bëni kaq të mëdha gjërat sepse të gjithë janë prekur shumë…”- u shpreh shoqja e Fatjonit. Në qytetin e Gramshit ndodhet vetëm një oficer sigurie në një shkollë të mesme. Ndërkohë shkolla 9- vjeçare “Asllan Shahini” ku studionte Fatjoni nuk e ka një oficer.

Po ashtu roli i psikologut është shumë i rëndësishëm. Në këtë shkollë gjendet një psikologe që vjen nga qyteti i Elbasanit.

“Njjë oficer sigurie unë momentalisht nuk e kam. A më duhet? Duke iu referuar rastit që ndodhi do thosha po. Do rritej siguria e fëmijëve në shkollë”, u shpreh drejtoresha.

Ngjarja e Gramshit është e përmasave të mëdha jo vetëm për vetë qytetin por për të gjithë vendin. Në qarkun e Elbasanit kjo është ngjarja e dytë brenda një viti ku viktima të dhunës janë të miturit.

“Për një periudhë shumë të gjatë kemi pas konstatuar që nuk ka pasur të mitur të përfshirë në ngjarje kirminale, duke nisur nga muaji gusht i vitit 2022 dhe deri aktualisht kemi pasur dy ngjarje kriminale që kanë qenë autorë të miturit. Kemi rëndim të situatës në raport me krimin e të miturve”, u shpreh Drejtuesi i Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi./TopChannel

TË LIDHURA

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat
Aktualitet

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

22:27 | 28/11/2025
Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme
Aktualitet

Nis në Korçë fushata për të mbrojtur të drejtat e vajzave: Jo martesa të hershme

18:02 | 28/11/2025
Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet
Aktualitet

Aksident në autostradën Elbasan–Krrabë: përplasen 10 makina, qarkullimi bllokohet

17:52 | 28/11/2025
Next Post
Vrasja e adoleshentit në Gramsh, zbulohet rrëfimi i adoleshentit që kishte konfliktin: Fatjoni i tha hiqe thikën

Vrasja e adoleshentit në Gramsh, zbulohet rrëfimi i adoleshentit që kishte konfliktin: Fatjoni i tha hiqe thikën

Mot i kthjellët gjatë paradites, ja si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Diell dhe temperatura të larta, por pasdite rrebeshe shiu, ja si do jetë moti sot

Nesër provimi i parë i maturës, gjimnazistët do të monitorohen me kamera

Provimi i Maturës Shtetërore zhvillohet sot, për herë të parë test për nxënësit me aftësi ndryshe







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Ky veprim sapo vulosi gjithçka! Nuk ka krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës
Showbizz

Ky veprim sapo vulosi gjithçka! Nuk ka krizë në martesën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës

by mirseda
22:37 | 28/11/2025
0

Nuk ka krizë mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Prej kohësh dyshja janë përfolur për një ndarje...

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

Xhironin gomat e makinës tek Bulevardi i Ri, e pësojnë tre shoferët, u bllokohen makinat

22:27 | 28/11/2025
Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

Me simbole kombëtare, shqiptarët festuan Ditën e Pavarësisë në sheshin “Syntagma” në Greqi

21:54 | 28/11/2025
28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

21:06 | 28/11/2025
Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com