Ish-presidenti Alfred Moisiu ka kaluar problemet e fundit shëndetësore dhe është kthyer në banesën e tij.
Rreth pesë ditë më parë, Moisiu u shtrua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por pas trajtimit mjekësor gjendja e tij është përmirësuar dhe aktualisht gëzon shëndet të mirë.
QSUT ka publikuar gjithashtu nje fotografi te ish-presidentin Moisiu se bashku me nje nga mieket, duke e shogeruar me nje mesazh falënderimi.

“Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT. Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë”, thuhet në postimin e Qendrës Spitalore Universitare.















