Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar për pjesmarrje në vrasjen e të riut Antonio Karafili 7 vite më parë në Voskopojë, i gjetur i varur në pemë në afërsi të këtij fshati
Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjecari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.
Sipas prokurorisë, Nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e te riut.
Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin.
Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e arrestit për Spahillarin, ndërsa gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungese për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim.
Pas kësaj, pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej disa vitesh jeton në Kanada ku ka krijuar familje.