Kanë mbetur në aeroportin e Pragës rreth 200 shqiptarë , ndërsa supozohet se duhet të ktheheshin në Tiranë me linjën e fluturimit WizzAir.
Njëri nga pasagjerët ka treguar për Dosja.al se fluturimi Pragë-Tiranë, i parashikuar të nisej sot në orën 14:50, e ka ndryshuar tre herë orarin e nisjes.
“Herën e parë e ndryshoi në datë 21, herën e dytë sot në 12:00 dhe herën e tretë e ndryshoi po sot në orën 16:00, duke e shtyrë për në orën 19:10. Gjithë personat që kishin prerë një biletë me këtë kompani ndodhen në aeroport që në orën 15:30.
Avioni erdhi në orën 19:30, dhe Wizz Air mbylli gate-in dhe fluturimi u nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve. Ndërsa rreth 200 pasagjerë tjerë shqiptarë kanë ngelur në aeroportin e Pragës, pa ditur çdo bëhet me ta”, tha ai.