Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U la në burg, ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit del kundër SPAK: Dhashë vetëm lejen

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
SPAK shpall në kërkim oficerin gjyqësor, mori para për të ndikuar te prokurori dhe zbuloi sekretet hetimore

Gjykata e Posaçme, ditën e djeshme, la në fuqi masën arrest me burg ndaj ish- kryebashkiakut të Fushë-Arrzit, Fran Tuci.

Sipas të dhënave të dosjes së prokurorisë, rruga në njësinë administrative të Iballës, shkaktoi një dëm 234 milionë lekë dhe që sipas SPAK, përfundoi vetëm me shkatërrimin e sipërfaqes pyjore me mjete të rënda.

Por, kryebashkiaku Tuci ka dhënë edhe argumentet e tij kundër akuzave të SPAK para Gjykatës së Posaçme teksa ditën e djeshme është gjendur përballë tyre.

Ai ka treguar se në fakt bëhet fjalë për një rrugë për të cilën ai ka dhënë vetëm lejen, por kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë investuar për hapjen e rrugës.

Masat e sigurisë kanë mbetur të palëvizura, ndërkohë që në kërkim është ende fadromisti, i cili ka punuar në rrugë.

Hetimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 83 të vitit 2023, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 248 e 25 dhe 150 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 83 datë 12 korrik 2023 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. T., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim N. M., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim D.M., si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K. Penal.

Policia Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datat 12.07.2023 dhe 13.07.2023, masat e sigurimit të caktuara ndaj shtetasve F. T. dhe N. M. Ndërkohë vijon procedura e ekzekutimit të masës së sigurimit të caktuar ndaj shtetasit tjetër në hetim D. M.

Pas përcjelljes së akteve procedurale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pukë, për shkaqe kompetence lëndore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 67 të vitit 2023, me objekt hetimi procedurën e ndjekur për hapjen e një segmenti të ri rrugor në territorin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se ish titullari i Bashkisë Fushë Arrëz, shtetasi F.T., në bashkëpunim më ish Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, shtetasin N. M., me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë në të njëjtën kohë edhe pasojë të rëndë materiale për shtetin, kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente.

Punimet për hapjen e këtij segmenti të ri rrugor është provuar të jenë kryer nga shtetasi D. M., administrator i një subjekti tregtar privat. Ky shtetas, duke vepruar në terren me mjete të rënda, pa patur asnjë leje nga organet kompetente, ka shkaktuar shkatërrimin e pronës, duke kryer gërmime në volume të konsiderueshme dhe njëkohësisht duke shpyllëzuar fondin pyjor në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

TË LIDHURA

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut
Politikë

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

20:35 | 19/12/2025
Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët
Politikë

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

19:08 | 19/12/2025
Next Post
“Puthja e djallit”, Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha tregojnë skenën më të vështirë në film

“Puthja e djallit”, Luiz Ejlli dhe Sara Hoxha tregojnë skenën më të vështirë në film

Diell dhe ulje e lehtë e temperaturave për sot

“Shfrytëzoni” fundjavën! Rënie e përkohshme temperaturash, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Sulmi në Kuvend, Kurti: Ishte i përgatitur, jam kryeministri më i përpiktë

Sulmi në Kuvend, Kurti: Ishte i përgatitur, jam kryeministri më i përpiktë







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë
Bota

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

by mirseda
21:11 | 19/12/2025
0

Autoritetet turke kanë arrestuar ditën e sotme aktoren Ezgi Eyupoglu dhe shtatë persona të tjerë pas një...

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

20:35 | 19/12/2025
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

20:13 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com