Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U kritikua për qëndrimin ndaj Kosovës, Rama: Trushpëlarje propagandistike, përdorni vrasjen e policit për qëllime elektorale

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
U kritikua për qëndrimin ndaj Kosovës, Rama: Trushpëlarje propagandistike, përdorni vrasjen e policit për qëllime elektorale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se Kosova po humbet shansin historik që po i jep plani franko-gjerman për shkak të qasjes së gabuar të Prishtinës në procesin e dialogut.

Rama më pas u ndal edhe te kritikat që opozita shqiptare por edhe një sërë personalitetesh në Kosovë kanë bërë ndaj tij dhe PS-së për qëndrimet e mbajtura nga Shqipëria për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë.

Kreu i qeverisë tha se është shumë e ulët të përdoret vrasja e një polici për qëllime elektorale dhe për shpifje të kësaj natyre. Sipas tij, këto deklarata janë marifete politike për të luajtur me opinionin publik të popullatës si dhe për të nxitur armiqësinë përmes trushplarjes propagandistike.

Rama: Interesi ynë strategjik për një paqe përfundimtare është në përputhje të plotë qoftë me interesin tonë kombëtare, qoftë me interesin strategjik. Ku është saktësisht problemi i reagimit të Shqipërisë në lidhje me ngjarjen në Banjskë? Halli është se si të mos lihet rast i dhënë apo i shpikur për të masakruar mua apo PS. Me lloj-lloj teorish të shpikua, konspiracione etj. Ishte e dhimbshme të shikoje në dy anët e kufirit daljen aq ashiqare në pah, shfrytëzimin e humbjes së jetës së policit për të rritur mbështetjen politike, duke lëshuar rrugëve sharjet më të përdala që të rentabilizohej revolta e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, me ushëtimin e ndjenjave armiqësore ndaj meje, gati-gati si të isha organizator në atë vrasje.

Një lukuni e etur për sherr, për të ardhur keq nivelin etik, moral. Furia mori edhe më kot kur unë përsërita qëndrimin tim të njohur mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR. Fokusimi te suksesi dhe jo te dështimi të planit franko-gjerman dhe dhënies drejtim të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk duhet mbajtur një litar në këmbë që veç e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe veç e largon objektin për tu bërë pjesë e OKB, NATO, BE. Ai litar duhet këputur një orë e më parë. Nuk duhet shkencë, duhet logjikë të ftohtë, për të kuptuar se asociacioni duke mos u bërë është kthyer në një litar. Do vazhdojë të shtrëngojë këmbët e Republikës së Kosovës. Kosova sot po rrezikon ta humbasë shansin historik që po i jep plani franko-gjerman. Për shkak të mosbërjes së asociacionit, po humbet dita-ditës besimin dhe respektin e atyre që e njohin si shtet të pavarur dhe që janë betuar ta çojnë deri në fund njohjen edhe nga vendet e tjera si një Republikë e Pavarur. Nëse asociacioni bëhet si duhet, Serbia nuk do lëvizë dot aq lirshëm duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në procesin e dialogut.

TË LIDHURA

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut
Politikë

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

20:35 | 19/12/2025
Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët
Politikë

Përplasje mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK; USB me prova, kusht për deputetët

19:08 | 19/12/2025
Next Post
“Paqja bëhet me armikun, jo me vëllain”, Rama: Albinin e kam mik, por kemi divergjenca botëkuptimore për dialogun

“Paqja bëhet me armikun, jo me vëllain”, Rama: Albinin e kam mik, por kemi divergjenca botëkuptimore për dialogun

Ironizon Rama: Bjerini tastierës dhe shani Ramoviçin më shumë se Vuçiçin, bëni luftë civile në Facebook pastaj thoni ju vodhëm votat

Ironizon Rama: Bjerini tastierës dhe shani Ramoviçin më shumë se Vuçiçin, bëni luftë civile në Facebook pastaj thoni ju vodhëm votat

“K*çka e vjetër që s’na ka dashur kurrë…”, Rama mesazh Kosovës

“K*çka e vjetër që s’na ka dashur kurrë…”, Rama mesazh Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

by mirseda
20:40 | 19/12/2025
0

Çdo përpjekje për të bllokuar Kaliningradin në bregdetin Baltik do të shkaktonte një “përshkallëzim të paparë” dhe...

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

BIRN: PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

20:35 | 19/12/2025
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

20:13 | 19/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

Qeveria franceze bën thirrje për armëpushim për Krishtlindje në protestat e fermerëve

19:30 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com