Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U kapën me doza heroine dhe kokaine, arrestohen në flagrancë katër persona

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
U kapën me doza heroine dhe kokaine, arrestohen në flagrancë katër persona

Katër persona janë arrestuar nga policia në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, pasi u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit.

Raportohet se tre prej personave që ranë në pranga, konkretisht shtetasit me iniciale E. P., 30 vjeç, E. K., 41 vjeç dhe G. T., 36 vjeç, janë me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Ndërsa u arrestua edhe 33 vjeçari me iniciale M. B., si edhe u procedua në gjendje të lirë 1 shtetas, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Policia sekuestroi dozat e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si edhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”, për goditjen e rasteve të shitjes së dozave të lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit.

3 prej të arrestuarve, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si edhe një automjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrog të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

-në lagjen “Skenderbej”, shërbimet e Forcës Operacionale konstatuan shtetasit E. P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të tre banues në Elbasan, të cilëve gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në ambientin ku ata po qëndronin, iu gjetën doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë.

Gjithashtu, po për këtë rast u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Xh., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

-në lagjen “Partizani”, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e shtetasit G. T., 36 vjeç, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.

Në vijim të veprimeve për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 30 vjeç, E. K., 41 vjeç dhe G. T., 36 vjeç, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes, dhe M. B., 33 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

Dozat e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë dhe 1 automjet që dyshohej se përdorej për këtë veprimtari kriminale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

TË LIDHURA

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat
Aktualitet

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

14:55 | 01/09/2025
Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar
Aktualitet

Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar

14:32 | 01/09/2025
Dasmorët penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, procedohen penalisht dy persona
Aktualitet

Dasmorët penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, procedohen penalisht dy persona

12:32 | 01/09/2025
Next Post
‘Ke lindur fëmijë pa dashuri’, Roza prek në pikën e dobët Ledjonën

‘Ke lindur fëmijë pa dashuri’, Roza prek në pikën e dobët Ledjonën

Programi kombëtar i Zhvillimit Profesional për mësuesit, Rama: Do bëjmë të pamundurën të rrisim mbështetjen për shkollën

Programi kombëtar i Zhvillimit Profesional për mësuesit, Rama: Do bëjmë të pamundurën të rrisim mbështetjen për shkollën

Vetëm një dyshim, Inzaghi skicon formacionin anti-Juve, Asllani rikthehet në stol

Vetëm një dyshim, Inzaghi skicon formacionin anti-Juve, Asllani rikthehet në stol

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Erdogan: Nuk ka justifikime për mizoritë në Gaza, të mbajmë një qëndrim
Bota

Erdogan: Nuk ka justifikime për mizoritë në Gaza, të mbajmë një qëndrim

by mirseda
15:00 | 01/09/2025
0

Nuk ka shpjegime apo justifikime për dështimin për të ndaluar 23 muaj mizori në Gaza, ku foshnjat,...

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

Integrimi/ Kos mesazh për Shqipërinë e vendet kandidate: S’ka rrugë të shkurtër, zbatoni reformat

14:55 | 01/09/2025
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ka arritur “mirëkuptim” me Presidentin e SHBA-së Donald Trump

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ka arritur “mirëkuptim” me Presidentin e SHBA-së Donald Trump

14:51 | 01/09/2025
Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar

Skandal në Air Albania: Pasagjerët lihen orë të tëra në aeroportin e Stambollit pa informacion dhe me avion të amortizuar

14:32 | 01/09/2025
Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç,

Parashqevi Simaku mbush 59 vjeç,

14:04 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com