Një punonjës policie i Burgut të Peqinit është arrestuar pasi është kapur ne drogë.
Erald Kasmit i është gjetur lënda narkotike ndërsa ka qenë duke marrë turnin e punës.
Edhe gjatë kontrolleve në banesë, policia i ka gjetur lëndë narkotike.
Dyshohet se lëndën narkotike ua jepte të burgosurve, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Njoftimi:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.
Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.
Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve.