Një peshkarexhë është mbytur gjatë natës në ujërat e Adriatikut.
Paraprakisht deklarohet se anija e peshkimit u godit nga një prej trageteve të linjës Durrës-Bari.
Përplasja shkaktoi çarje të saj, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen ‘Eltoni”, që po fundosej në ujë, duke përdorur mjet ntë vogël shpëtimi.
Ngjarja ndodhi afër mesnatës në dalje të portit, pranë fenerit, ndërsa alarmi u dha nga familjarë të shqetësuar të peshkatarëve që ndodheshin në bord, pasi kishin humbur kontaktet me ta.
vijon