Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të trupës së gjyqtarëve që morën vendimin për dënimin e tij me burg, pasi denoncoi publikisht Geron Xhafaj, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për narko-trafik. I ftuar në një intervistë televizive, Salianji ka folur me emra, ku sipas tij, avokati i deputeti demokrat ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati.
“Në dijeninë time nga të dhënat e marra nga avokatët ka qënë një vendimmarrje me shumicë 2 me 1. Për të qënë korrekt ne kemi kërkuar përjashtimin e një gjyqtare e cila është kunata e motrës së zëvendëskryeministres madje ka bërë skena skizofrenie herën e kaluar duke menduar se është pronare e sallës dhe ka bërë reagime edhe ndaj deputetëtve. E ka mbajtur me zorë atë pozicion sepse ka qënë në shërbim.
Po u them sot një prej pjesëve që e ka mbrojtur në fund të korrikut nga shkarkimi si gjyqtare. Raporti i DSIK bazuar në nenin 39 pika 2 ka përditësuar dhe ndryshuar konstatimin fillestar të bërë në raportin fillestar për këtë zonjë duke referuar për komisionin e apelimit papërshtatshmërinë në vazhdimin e detyrës për subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.
Kjo zonjë ka qënë e papërshtatshme për DSIK që kontrolloj pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. E njëjta gjë ka qënë edhe për rivlerësimin e pasurirsë së saj. Do e faktoj me dokumenta qoftë në burg kur të jem, kur Fatmir Xhafa kur ka qënë ministër, inspektorët e i kanë vënë masë dhe e kanë çuar në ish Këshillin e Lartë të Drejtësisë në atë kohë dhe ministri Fatmir Xhafaj e ka tërhequr nga dhënia e masës dhe në po atë mbledhje ka bërë rivendosjen në afat kërkesës për ta bërë gjyqtare në Apel pasi kërkesa ishte jashtë afateve”, tha Salianji.