Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

U burgosën për zjarrvënie, sa me fat shqiptarët. Tani do të marrin dhe…

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
U burgosën për zjarrvënie, sa me fat shqiptarët. Tani do të marrin dhe…

U vunë nën akuzë pasi në bashkëpunim me një shqiptare i vunë zjarrin banesës së saj, për të përfituar paratë e sigurimeve, por ia hodhën aq mirë, sa tani do të marrin edhe dëmshpërblim për kohën që ndenjën në paraburgim.

Prokuroria kërkonte 25 vjet dhe 6 muaj burg për të katër shqiptarët e akuzuar shkruan oltnertagblatt.ch. Por, ata të katër kanë qëlluar me shumë fat, pasi mundën t’i shpëtojnë dënimit.

Akuza ndaj tyre ka qenë e mbështetur mbi dëshminë e një dëshmitari anonim dhe, në një rast të tillë nuk mund të ngrihet një akuzë, ndërkohë që edhe arrestimi i të përmendurve mbi këtë bazë është i kundërligjshëm.

Kështu, gjyqtari ka vepruar sipas parimit “in dubio pro res” (në rast dyshimi, në favor të të akuzuarit), dhe të akuzuarit janë shpallur të lirë në pikën kryesore të akuzës. Për më tepër, ata do të marrin dëmshpërblim prej 40 mijë frangash për qëndrimin në paraburgim.

Vetëm kosovarja me emrin e koduar Rilinda O., është dënuar për tentim të mashtrimit të sigurimit me gjobë me kusht prej 192 njësish ditore nga 10 franga si dhe një vërejtje.

Dënime kanë marrë edhe të akuzuarit tjerë por, për vepra penale që nuk kanë të bëjnë me zjarrvënien.

Në procesin që ka përfunduar dje, synohej të zbulohej se kush ka qenë porositësi i zjarrvënies dhe kush e ka vënë zjarrin. Veç kësaj dy nga burrat dhe gruaja dyshoheshin edhe për vepra të tjera si mashtrim, tentim mashtrimi, shkelje të rregullave në komunikacion dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

Rrjedha e ngjarjes sipas prokurorisë është dukur kështu: Rilinda banonte në banesën të cilës “duhej” t`i vihej zjarri. Partneri i saj i atëhershëm, Indrit G.* bashkë me të njohurin tjetër Murat A.* po kërkonin dikë që do të ishte i gatshëm të ndizte banesën e gruas. Ata së bashku e kanë pyetur Besim H.* nëse ai njihte dikë që mund ta bënte këtë veprim. Pastaj Indriti ia jep Besimit një çelës të banesës, me të cilin Besimi hyn më 4 mars në banesë dhe i vë zjarrin asaj. Për këtë “punë” ai do të ketë marrë 6000 franga nga Indriti.

Rilinda pastaj i ka deklaruar sigurimit se në banesën e djegur ka pasur stoli ari që vlenin 11 mijë franga bashkë me 6000 franga në bankënota, përcjell albinfo.ch. Por ndërkohë ishte konstatuar se kjo nuk qëndronte kështu që sigurimi nuk ka paguar asgjë.

Ajo që ka bërë përshtypje gjatë gjykimit është se 3 nga 4 të akuzuarit përveç që nuk kanë pranuar veprën, nuk kanë pranuar të përgjigjen për asgjë që janë pyetur. Vetëm Besim H. është treguar më i vullnetshëm për të folur, por edhe ai e ka hedhur poshtë akuzën. Sipas tij, ai, propozimin e Indritit dhe Muratit për zjarrvënie e kishte refuzuar.

Prokurori kishte kërkuar për Indritin 7, për Muratin 4.5, për Rilindën, 6 dhe për Besimin, 8 vjet heqje lirie, gjithsej 25 vjet e 6 muaj. Nga ana tjetër, mbrojtësit e tyre kanë kërkuar lirim si të pafajshëm, për mungesë provash.

Tashmë të gjithë janë të lirë, por nga ana tjetër edhe do të dëmshpërblehen për periudhën që kanë qëndruar në burg.

 

Tags: do të marrinpër zjarrvëniesa me fatshqiptarët. TaniU burgosë

TË LIDHURA

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

17:37 | 11/03/2026
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Next Post
Si u arratis shqiptari nga burgu i vdekjes, abuzimet dhe skandalet që ndodhin aty

Si u arratis shqiptari nga burgu i vdekjes, abuzimet dhe skandalet që ndodhin aty

Meta huazon urimin e Papa Françeskut: Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet

Meta takim me ambasadorët e vendit në botë, ja mesazhi që u jep

Deklarata e fortë e Metës për vizat: Ju tregoj pse do bllokohej lëvizja e lirë e shqiptarëve

Deklarata e fortë e Metës për vizat: Ju tregoj pse do bllokohej lëvizja e lirë e shqiptarëve







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona
Bota

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

by mirseda
21:57 | 11/03/2026
0

Banorët me prejardhje shqiptare të lagjeve Zafer dhe Namık Kemal në rrethin Osmangazi organizuan një iftar rrugor...

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

Zelensky: E paralajmërova presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore

21:47 | 11/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet, Greqia merr masa emergjente

21:42 | 11/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

“Dyshohet për tri vepra penale”, Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit

21:19 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com