Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U arrestua nga dosja “Sky ECC” në Greqi, vlonjati ishte kapur në Kakavijë në 2016 me 148 mijë euro cash

12 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
U arrestua nga dosja “Sky ECC” në Greqi, vlonjati ishte kapur në Kakavijë në 2016 me 148 mijë euro cash

Një nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit të zhvilluar në Greqi, iniciuar nga komunikimet në platformat e enkriptuara, është edhe Andon Salati, 32-vjec, lindur në Vlorë e banues në Nea Smyrni të Athinës.

Ai konsiderohet një nga krerët e një prej grupeve kriminal në bashkëpunim me Denis Grabockën. Salati, i cili njihet me pseudonimet “Sal”, “Salah” dhe “Toni”, rezulton përdorues i “Sky ECC” por edhe “Encrochat”.

Grupi i tyre rezulton i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Spanja dhe Shqipëria për në Greqi. Salati në shkurt 2016 rezulton të jetë ndaluar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës mes 148 mijë euro cash, të cilat po tentonte t’i fuste në Shqipëri, por për këtë është ndjekur në gjendje të lirë. Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai ka qenë i burgosur në Koridhalo si kreu i një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike në Athinë dhe në Mykonos. Pavarësisht kësaj, ai vazhdonte kontrollin e trafikut dhe shpërndarjes së drogës nga burgu, përmes platformave të kriptuara.

Në mesazhet e shkëmbyera nga Andon Salati, gjatë kohës që ishte i burgosur, me Fotio Mplantoumi-Sioho, i burgosur gjithashtu në burgjet franceze, ai përshkruan situatën brenda burgut dhe në veçanti për komoditetet që ka si celulari, televizori inteligjent, router për internet.

Ai i referohet marrëdhënieve të mira që ka me punonjësit e burgut, se me ndihmën e gardianëve vendos celularët në qendrën e paraburgimit, njeh një kryegardian dhe një gardian që kur punonin në Mykonos dhe se disa mbrëmje gjatë turnit të tij, gardiani përdor kokainë “i merr disa hundë”. Ai tregon se gjendja në burg ishte më e mirë para 2 vitesh, pasi atëherë të burgosurit pinin pije deri në orët e vona të natës dhe disa kishin edhe shoqërinë e femrave , të cilat i fuste një “kryegardian”.

Andon Salati dhe Denis Grabocka me biznese në Greqi

Andon Salati dhe Denis Grabocka rezultojnë pronarë të fshehtë të një kompanie që jep makina me qera në Athinë, me pronarë të rregjistruar familjarë të tyre.
Konkretisht kompania “CARENT” ka në pronësi 50 automjete dhe 18 motorrë, disa prej të cilave janë përdorur nga anëtarë të organizatës ose janë sekuestruar në ngjarje të ndryshme.

Kompania u jepte me qira automjete anëtarëve të organizatës, me qëllim që ata të lëviznin nën hijen e një mbulesë ligjore, duke shmangur identifikimin nga autoritetet e drejtuesve të vërtetë (madje ka pasur raportime për marrjen me qira të automjeteve nga kompania me dokumenta fals identifikimi, pa mundur të konstatohet nëse ka ndodhur një gjë e tillë) dhe për të shmangur konfiskimin e mundshëm të automjeteve private të transportuesve të drogës, pasi automjetet me qira të sekuestruara për transport droge i kalojnë kompanisë përkatëse.

Kompania “CARENT” ka lidhje me kompaninë “I GO RENTAL” e cila është krijuar në vitin 2017 në Mykonos, kur atëherë ishte aktiv Andon Salati, para arrestimit të tij në vitin 2018.

Andon Salati ishte gjithashtu pronar i “padukshëm” i steakhouse “O GYROS TOU ASYRMATOU”, me vendndodhje në Agios Dimitrios Athinë. Steakhouse është zyrtarisht në pronësi të shoqërisë “K SALATI N SINOVARFAJ O.E.”

TË LIDHURA

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë
Aktualitet

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë

16:59 | 24/11/2025
Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte
Aktualitet

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

16:40 | 24/11/2025
Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
Next Post
Ish presidenti Topi: Berisha nuk e ka luftën me Ramën. Ka hallin të dominojë partitë e tjera në opozitë

Ish presidenti Topi: Berisha nuk e ka luftën me Ramën. Ka hallin të dominojë partitë e tjera në opozitë

Reshje të dendura shiu në Durrës, përmbyten disa akse rrugore

Reshje të dendura shiu në Durrës, përmbyten disa akse rrugore

Çekiç, qese dhe njolla gjaku, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes së vrasjes makabre në Greqi

Çekiç, qese dhe njolla gjaku, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes së vrasjes makabre në Greqi







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë
Aktualitet

Fushë Arrëz: Policia rrethon banesën, 24-vjeçari i armatosur kërcënon të qëllojë

by mirseda
16:59 | 24/11/2025
0

Identifikohet një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit....

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

16:40 | 24/11/2025
Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

16:36 | 24/11/2025
Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

15:18 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com