Personi që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Eugert Sino, i cili u arrestuar pak më parë në kryeqytet pasi iu zbulua dhe sekuestrua një arsenal.
Sipas njoftimit zyrtar të bluve, Sino dyshohet se i kishte fshehur armët, të cilat mendohet se janë të trafikuara. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake.
Në total, janë sekuestruar 23 armë zjarri, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, si edhe pajisje për bllokimin e valëve, uniforma të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
 
	    	














