Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17, e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, ka luajtur sot, në “Selman Stermasi”, ndeshjen e parë të turneut zyrtar të UEFA-s, i vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe. Turneu në fjalë po zhvillohet në Shqipëri, në periudhën 19-25 tetor. Në të garojnë Shqipëria U-17, Spanja U-17, Kroacia U-17 dhe Lihtenshtejni U-17, përkatësisht në grupin e dytë. Ballafaqimi i parë për kuqezinjtë ka qenë ndaj homologëve kroatë. Mes tyre është luajtur një lojë e hapur, me përpjekje të dyja skuadrave për të shënuar në portën respektive, por për t’ia arritur kësaj ka munguar qartësia dhe rrjedhshmëria në pjesën më të madhe të aksioneve. Edhe tentativat me goditje nga distanca, sikurse ishte ajo e Morinës në minutën e 73-të, e pritur mrekullisht nga portieri kroat, nuk kanë rezultuar të suksesshme. Por, në minutën e 78-të, Smajlaj bën një ndërhyrje të dyshimtë në zonën tonë, që për kryesorin ukrainas është penallti. Nga pika e bardhë godet saktë Krizmanic, duke vendosur fatin e kësaj sfide, që fitohet në mënyrë episodike dhe minimalisht nga kroatët. Po për grupin tonë, sot ka luajtur edhe Spanja me Lihtenshtejnin, ku iberikët kanë fituar pastër, 3-0.
12:00 Spanjë 3-0 Lihtenshtejn “Niko Dovana”
14:00 Shqipëri 0-1 Kroaci “Selman Stermasi”
Renditja e grupit
Spanje 3 pike
Kroaci 3 pike
Shqipëri 0 pike
Lihtenshtejn 0 pike
Ndeshjet e radhës
22 tetor
12:00 Spanjë-Shqipëri “Selman Stermasi”
14:00 Kroaci-Lihtenshtejn “Elbasan Arena”