Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Turqia si shembull, të zgjedhim topin dhe jo “motrën” e arbitrit në fushë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Turqia si shembull, të zgjedhim topin dhe jo “motrën” e arbitrit në fushë

Mbrojtësi turk i skuadrës së Besiktas, Caner Erkin, rrezikon të dënohet me 2 vite burg si shkak i fyerjes që futbollisti i ka bërë gjyqtarit në takimin kundër Basaksehir më 23 tetor. Arbitri Mete Kalkavan e ndëshkoi 29-vjeçarin me karton të verdhë dhe ky i fundit i acaruar nuk e ka kursyer gjuhën ndaj tij. Sipas “Anadolu” gjyqtari nuk i ka kapërdirë fjalët e ish-futbollistit të Inter të cilin e ka paditur në gjyq.

Akuza me të cilën Erkin përballet është ajo e fyerjes ndaj një “funksionari me përgjegjësi për të ruajtur rendin publik” dhe masa ndëshkimore është 2 vite burg si dhe një gjobë e majme.

Por çfarë ndodh në Shqipëri nëse fyet një arbitër?

Të shumta janë rastet ku futbollistët në fushën e lojës janë të acaruar qoftë nga rrjedha e ndeshjes, apo nga faullet e shumta që akordon arbitri i takimit. Në momentin që arbitri akordon një faull, ata i vërsulen me një lumë fjalësh ofenduese, por dënimi që marrin nuk bëhet shembull për futbollistët e tjerë të kampionatit shqiptar.

Kujtojmë rastin e Trashit të Partizanit që nuk u përmbajt ndaj arbitrit anësorë dhe u dënua me dy ndeshje dhe si rregull duhet të mungonte edhe në ndeshjen që do të zhvillohej në Korçë përballë Skënderbeut. Por aty ndërhynë klubi dhe dënimin e mbetur e konverton në para dhe ai është në dispozicion të trajnerit. Edhe ky i fundit vuante një dënim për të njëjtë arsye dhe dënimi ishte më i madh me 8 ndeshje, por edhe në këtë rast gjithçka e zgjidhi paraja. Ka edhe raste të tjera pa fund të ofendimeve, shtyrjeve apo edhe të ekstremit, që shkon deri në dhunimin e arbitrave.

Nëse do të kishte ligje dhe rregulla më të forta në kampionatin shqiptar nuk do të shikonim skena të turpshme, të cilat hedhin poshtë vlerat që duhet të shpërndajë futbolli. Por nuk kemi parë dhe ndonjë rast ku arbitri të hedhë në gjyq, si çka ndodhur në Turqi, për të kërkuar dënimin apo të drejtën morale pasi është thjeshtë duke kryer detyrën.

Këtu futet në lojë pastërtia e futbollit në Shqipëri. Nëse kanë të drejtë apo jo arbitrat në vendimin që marrin, apo sa profesionistë janë. Lind dyshim i madh në këtë pikë, pasi dëgjojmë çdo javë akuza të rënda ndaj arbitrave për njëanshmëri në fushën e lojës. Nëse instancat përkatëse do të funksionojnë si duhet, atëherë të gjitha problematikat do të zgjidheshin në mënyrën e duhur, sportdashësit, futbollistët dhe çdo funksionarë i ekipit nuk do të shikonin “motrën” e arbitrit në fushë më shumë se topin. TIRANA TODAY

Tags: arbitritdhefushemotrenshembulltopinTurqiazgjedhim

TË LIDHURA

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..
Sport

“Më uroi trajneri serb”, fjalët e Manaj “tërbojnë” Serbinë: Provokuesi shqiptar..

16:38 | 20/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit
Sport

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

16:23 | 18/10/2025
Next Post
Berat/ Aksidentohet mikrobusi me nxënës, plagosen disa persona

Tepelenë/Kapet 500 kg kanabis, pranga trafikantit

Helmimi i ish-agjentit rus/BE: Të ndëshkohen përgjegjësit

Helmimi i ish-agjentit rus/BE: Të ndëshkohen përgjegjësit

Shkodër/Tenton të vrasë fqinjin, kapet “mat” autori

Helmoi vjehrrën me fotoksinë në 2017, arrestohet nusja







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com