Është shpallur mbrëmjen e së mërkurës vendimi i GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenët. Sipas vendimit, ndaj kryebashkiakut Veliaj nuk ka ndryshuar masa e sigurisë, ndërsa ndaj gruas së tij, Ajola Xoxa ndryshon masa nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.
Menjëherë pas kësaj, mbështetësit e Veliajt janë irrituar për masën e sigurisë të dhënë nga GJKKO.
Mbështetësit e Erion Veliajt kanë brohoritur ndaj gjyqtarit Erjon Bani, pasi ky i fundit po linte ambientet e GJKKO-së.
Pas masës së sigurisë “arrest me burg”, Veliaj u dërgua në paraburgimin e Durrësit.