Kryeministri Rama, si çdo ditë, ka promovuar sot turizmin në vend. Ai ka publikuar një artikull të botuar në mediat italiane, ku Shqipëria cilësohet si “parajsa e re” për të kaluar pushimet.
Gjithashtu, kryeministri “mburret” për çmime të lira, teksa në artikull shkruhet se mund të konsumosh peshk të freskët për vetëm 7 euro, gjë që ka “ngacmuar” nervat e qytetarëve.
Këta të fundit kanë shpërthyer në komente kundër Ramës, teksa shkruajnë se çmimet janë shumë të kripura.
“Duhet të punojmë gjithë vitin dhe s’i bëjmë dot ato 10 ditë pushime se më e pakta të shkojnë 1.000 euro, nis të del llogaria ty që të jesh popull i thjeshtë si puna jonë na trego ndonjë kleçkë që s’e dimë”, shkruan ndër të tjera një komentues.
Një tjetër qytetar e vë theksin te papastërtia e bregdetit shqiptar, pavarësisht bukurisë përrallore të tij teksa shkruan: “Plehrat zoti kryeministër, plehrat. Se kthehen suedezët, francezët dhe gjermanët dhe po e përshkruajnë Shqipërinë si një kazan të madh plehrash që vjen erë”.
Të tjerë komentues vënë theksin te fakti që shumë plazhe publike tashmë janë kthyer në private:
“Për të huajt është parajsë, për ne është mollë e ndaluar. Më thoni me një rrogë mesatare 25.000 lekë të paguash 50 euro nata për të fjetur në një hotel. Lëre pastaj çmimet ja fusin si iu do qejfi. Foto ku është ilustruar artikulli është Gjipeja dhe është vërtetë bukur, por edhe aty u vendos privati. Është një vend ku frekuentohej shumë nga të huajt me fuoristrada, tani quhet plazh privat”.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”386″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]