Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ngritur dilema rreth rikthimit të mundshëm të Jack Smith në Dhomat e Specializuara të Hagës. Smith, i cili më parë shërbeu si kryeprokuror në Hagë dhe ngriti aktakuzat kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka hetuar ish-presidentin Trump për disa çështje penale në ShBA. Gjatë një interviste të fundit për NBC, Trump e cilësoi Smithin si “të rrezikshëm” dhe aludoi se prania e tij në Hagë mund të ketë pasoja të rënda për të akuzuarit.
“Jack Smith i çmendur është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Atje ku duhej të qëndronte. Mendoj se ai është i rrezikshëm edhe të jetë atje”, ka thënë Trump.
Trump u ndal te Smith, teksa ishte duke folur për çështjet ligjore që u përballë para zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më 5 nëntor. Ai e quajti ish-kryeprokurorin e Hagës “të korruptuar” dhe theksoi se nuk do të udhëzojë Prokuroren e Përgjithshme të ardhshme, Pam Bondi, ta hetojë atë, por do t’i lërë vendimmarrjen në duart e saj.