Një furgon tip ‘Mercedes-Benz’ është përfshrë nga flakët paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, teksa mjeti ndodhej i parkuar në rrugë.
Zjarrëfiksja në vendngjarja ka shuar flakët e zjarrit duke evituar përhapjen e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet teksa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Nga të dhënat paraprake nuk është e qartë nëse zjarri ka ndodhur aksidentalisht apo ka qenë i qëllimshëm.