Një i moshuar është aksidentuar për vdekje nga treni i linjës Fier-Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në dalje të Rrogozhinës.
Sipas policisë, këmbësori me inicialet P. V., 81-vjeç, ka qenë duke kaluar shinat e trenit.
Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, teksa po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.