Një incident është regjistruar sot në bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa kryeqyteti ndodhet nën masa të rrepta sigurie për samitin e Procesit të Berlinit. Tre të rinj kanë mundur të futen sot brenda perimetrit të sigurisë.
Pas futjes në këtë zonë, ata kanë shpalosur dhe një banderolë, me mbishkrimin “Sanksione Ramës dhe Vuçiçit”.
Menjëherë më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke bërë dhe shoqërimin e tre të rinjve në komisariat.