Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur në një aksident ku është përfshirë edhe ambasadorja turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti, tha se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë -Gjilan, saktësisht me fshatin Mramor.
“Në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona 2 prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje”.
Klan Kosova ka mësuar se në QKUK ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, por rasti akoma nuk është konfirmuar nga autoritetet.