Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trashëgimia e rrezikshme që do lërë pas siguria gjatë botërorit rus

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Trashëgimia e rrezikshme që do lërë pas siguria gjatë botërorit rus

Nga Mark Galeotti, “Moscow Times”/Një shofer humbet kontrollin e taksisë së tij, hipën në trotuar, dhe plagos 8 persona. A është ky një lajm me rëndësi botërore? Po, kur ndodh në Moskë gjatë Kupës së Botës.

Të qenit në qendër të vëmendjes, veçanërisht në lidhje me çështjet e sigurisë, ka nxitur një fushatë të paparë të sigurisë në Rusi, efektet e të cilës do të zgjasin edhe për shumë kohës pas ceremonisë së mbylljes së kampionatit.

Sipas kryebashkiakut të Moskës Sergei Sobjanin, shoferi ishte përgjumur në timon. Megjithatë, lajmi se ai ishte nga Kirgistani, ngriti për pak kohë dyshimet për një akt terrorist. Ky nuk është mesazhi që Kremlini dëshiron të dëgjojnë njerëzit jashtë Rusisë.

Megjithëse Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar mbi kërcënimin e terroristëve, shumica e qyteteve ruse janë të sigurta. Një operacion masiv është në proces, për të garantuar sigurinë gjatë turneut. Policia dhe Garda Kombëtare kanë rekrutuar oficerë shtesë në qytetet pritëse të Kupës së Botës, të mbështetura nga policët private dhe Kozakët.

Moska dhe qytetet e tjera, kanë vendosur pengesa fizike rreth zonave të këmbësorëve, për të parandaluar aktet terroriste të kryera me automjete. Kamerat me qark të mbyllur, tashmë të zakonshme në Rusi, janë bërë gjithnjë e më të dukshme.

Shumë prej tyre janë kamera me rezolucion të lartë, të lidhura me softuerët më të fundit të njohjes së fytyrës, që mund të identifikojnë në pak sekonda terroristët apo huliganët e njohur.

Por shumë gjëra po ndodhin në prapaskenë. Disa muaj më parë, policia dhe Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), hartuan në fshehtësi listat e huliganëve të njohur dhe simpatizantëve të dyshuar ndaj terrorizmit.

Shumë prej tyre janë arrestuar, izoluar në vendlindjet e tyre, ose janë inkurajuar të largohen nga vendi deri në përfundim të botërorit. FSB-ja ka qenë gjithashtu entuziaste në ringjalljen e praktikës së “bisedimeve profilaktike”. Të tjerë të dyshuar si shkaktarë problemesh, janë thirrur në polici për një bisedë, ku iu është bërë e ditur se shteti i ka vënë nën vëzhgim.

E rafinuar nga KGB-ja e vjetër nën shefin e saj Juri Andropov në vitet 1970, kjo është një mënyrë çuditërisht e efektshme për t’i paralajmëruar të gjithë, por sidomos ata që janë më shumë ngatërrestarë.

Ngjashëm, figura të njohura të “vorovskoi mir”, apo “hajdutëve”, janë paralajmëruar se shteti do të ishte i pakënaqur, nëse tifozët e huaj do të përballeshin me probleme serioze.

Për shembull, në fillim të vitit udhëheqësi i një bande, i njohur si “Kvezhoyevich”, grupi i të cilit është i përfshirë veçanërisht në vjedhjet e qytetarëve në Moskë, u arrestua dhe u paralajmërua të mos shënjestrojë turistët.

Ndërkohë, ka nisur mbikëqyrja elektronike e shumë të tjerëve. Identitetet unike të telefonave celularë regjistrohen kur njerëzit hyjnë dhe dalin nga sistemi i metrosë.

Tekstet, mesazhet dhe e-mailet zbulohen dhe analizohen nga programet që kërkojnë fjalë kyçe, fraza apo korrelacione të dyshimta. Të gjitha këto kanë qenë në funksion për disa kohë – dhe vështirë se janë unike për Rusinë – por raportet sugjerojnë se rrjeti është vënë në përdorim të gjerë gjatë Kupës së Botës.

Natyrisht, asnjëra nga këto nuk mund të garantojë siguri, qoftë nga një sulmues terrorist i vendosur, ose siç e dëshmoi incidenti me taksistin, fati i keq. Sidoqoftë, kjo tregon se sa serioz është Kremlini për të bërë gjithçka që mundet, për të siguruar që turneu të shkojë pa probleme.

Por ky nivel i jashtëzakonshëm i sigurisë, nuk mund të mbajë gjatë. Tashmë, qytete dhe rajone të cilat janë zbrazur nga policia për të siguruar turneun, kanë shprehur shqetësim rreth normave të krimit.

Ngjashëm, FSB dhe agjencitë e tjera të sigurisë po punojnë maksimalisht, dhe s’mund të mbajnë gjithmonë të njëjtin ritëm. Sapo të përfundojë Kupa e Botës, mund të presim të shohim një ulje të fushatës së masave. Megjithatë për të gjithë, do të ketë një trashëgimi të përzier për Rusinë.

Shpenzimet shtesë për zbatimin e ligjit dhe masat e sigurisë urbane, do të jenë veçanërisht të dobishme për qytetet e vendit, siç janë Rostov, Volgograd dhe Ekaterinburg, të cilat kanë nevojë për ndonjë ndihmë.

Megjithatë, nëse fushata ndërhyrëse e “bisedave profilaktike”, izolimi lokal dhe kërcënimet jozyrtare konsiderohen gjithashtu të suksesshme, do të ketë një tundim për përdorimin e shpeshtë të tyre. Rusia mund të fitojë një reputacion më të mirë jashtë vendit, ndërsa do të humbasë edhe më shumë nga liritë e saj në shtëpi.

Shënim: Mark Galeotti, është bashkëpunëtor në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Pragë, dhe autor i librit “Super mafia e Rusisë”.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: Botëroritlërerrezikshmerussiguriatrashegimia

TË LIDHURA

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
Bota

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

09:27 | 11/03/2026
Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Next Post
(VIDEO) Kur mentaliteti dhe varfëria i çojnë burrat dhe gratë drejt vrasjes

(VIDEO) Kur mentaliteti dhe varfëria i çojnë burrat dhe gratë drejt vrasjes

Shqiptari që gjunjëzoi familjen mafioze Gambino në SHBA, gjithçka rreth John Alite

Shqiptari që gjunjëzoi familjen mafioze Gambino në SHBA, gjithçka rreth John Alite

Low nën akuzë, të gjithë kundër zgjedhjeve të trajnerit

Low nën akuzë, të gjithë kundër zgjedhjeve të trajnerit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, ja çfarë pritet të diskutohet

by mirseda
09:36 | 11/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste në selinë e saj. Mësohet se, mbledhja ka...

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

09:27 | 11/03/2026
Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

09:08 | 11/03/2026
Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

Plas sh*rri mes të rinjve në Bulqizë, konfliktohen edhe familjarët e tyre në komisariat,

08:40 | 11/03/2026
Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com