Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tragjedia në lumin ‘Buna’, reagon gazetari Blendi Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore
Tragjedia në lumin ‘Buna’, reagon gazetari Blendi Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe fëmijëve. Rasti i Shkodrës shkaktoi tronditje në gjithë opinionin publik, ku një nënë e re u vetëmbyt në lumin e Bunës bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur.

Duke shprehur ngushëllimet për familjarët, gazetari i njohur Blendi Fevziu thekson në një video të ndarë në rrjetet sociale se ngjarje të tilla janë kthyer në një fenomen tejet shqetësues për shoqërinë tonë.

Mbi të gjitha ai thotë, se askush nuk ka të drejtë t’u marrë jetën fëmijëve. Përpos këtij mesazhi të fuqishëm ai u bën thirrje grave dhe burrave që në rast se martesa e humb funksionin e saj, zgjidhja më e mirë është divorci. E po ashtu apelon ndaj autoriteteve të shtetit që të financojnë gratë e divorcuara.

Reagimi i plotë i Fevziut:

Një nënë e re i dha fund jetës së saj në mënyrën më tragjike të mundshme, duke marrë me vete dhe 3 fëmijët e saj të mitur. Përtej rastit dramatik të Shkodrës, përtej dhimbjes e trishtimit të secilit prej nesh, nuk është rasti i parë apo i ngjashëm që ndodh në Shqipëri apo me emigrantë shqiptarë në botë, Nuk është hera e parë që një nënë merr me vete fëmijët për arsye të sherreve, xhelozisë, problemeve që ka me bashkëshortin në familje. Ka ndodhur vetëm një herë që babai ka vrarë fëmijët, nga inati ose mëria sepse gruaja ka dashur të divorcohet dhe të ndërtojë jetën e saj. Duke qenë se këto nuk janë më thjesht raste, por një lloj fenomeni që shoqëron vazhdimisht shoqërinë shqiptare, do doja të përcillja disa mesazhe. E para, askush nuk ka të drejtë t’ju marrë jetën fëmijëve. Jeta e fëmijëve është e shenjtë, është e tyre, s’është as e babait, as e nënës, çfarëdolloj moshe qofshin ata. Askush nuk ka të drejtë ta ndërpresë jetën e tyre dhe kjo është absolute. E dyta, asnjë grua apo burrë nuk duhet ta mendojë divorcin si dramën më të madhe të jetës apo fundin e saj. Natyrisht martesa lidhet që të jetë sa më jetëgjatë, e përjetshme, por nëse një martesë nuk funksionon, divorci është një zgjidhje shumë herë më e mirë sesa dramat, krizat, dhuna apo çdo lloj tjetër forme që shoqëron një familje, të shkatërruar tashmë. Mbi të gjitha, një familje që mund të ketë një jetë dramatike për fëmijët. Nga ana tjetër do doja t’ju thoja autoriteteve shtetërore që është e domosdoshme që ato të ndërmarrin ç’është e mundur që gratë e divorcuara që shpesh herë nuk kanë mundësi ekonomike, të rrisin fëmijët e tyre, të jetojnë në shtëpi komunale pa qera. Fëmijët të kenë një lloj financimi derisa ato të integrohen në jetë. Divorci është traumatik edhe për burrat, por për gratë është shumë herë më i vështirë. Edhe burrat duhet ta kuptojnë që një familje e shëndoshë nuk mund të funksionojë kurrë në kushtet e dhunës. Pra, insistoj edhe një herë. Nëse doni që shoqëria jonë të jetë e shëndoshë, nëse doni që të mos shkatërroni jetën tuaj, të afërmve tuaj dhe mbi të gjitha të fëmijëve tuaj, mundohuni ta kuptoni që një familje e shëndoshë është një familje që funksionon. Nëse nuk funksionon, divorci është zgjidhja më e mirë! Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush!

TË LIDHURA

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi
Aktualitet

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali
Aktualitet

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza
Aktualitet

Sulmuesi anglez godet një grua me karrige gjatë një përleshje në Ibiza

21:16 | 26/06/2025
Next Post
Besi Kallaku ‘thumbon’ Xhensilën me këngën e tij të re?

Besi Kallaku ‘thumbon’ Xhensilën me këngën e tij të re?

Këmbimi valutor 26 mars 2024

Këmbimi valutor, si qëndron leku sot në raport me monedhat e huaja

“Para se të hidhej, pa Erdgysin me 18-vjeçare”, zbardhet dëshmia e motrës së viktimës Almës: Asaj ia digjte rrobat dhe fotografitë

Ngjarja tragjike në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e motrës së Almës: Para se të hidhej, pa Ergysin me 18-vjeçaren në makinë…

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com