Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Trafiku ‘dhimbje koke’ për shoferët, flet eksperti i rrugores: ARRSH duhet të kishte ndërhyrë me kohë

2 ditë ago
in Aktualitet, Kryesore
Trafiku ‘dhimbje koke’ për shoferët, flet eksperti i rrugores: ARRSH duhet të kishte ndërhyrë me kohë

Nëse Policia Rrugore, ajo Bashkiake dhe ARRSH nuk bashkëpunojnë mes tyre për t’u paraprirë problematikave të trafikut rrugor në Tiranë, zonat bregdetare dhe në të gjithë vendin, ‘dhimbja e kokës’ për shoferët dhe udhëtarët do të vijojë.

Kështu u shpreh sot në një intervistë eksperti i rrugores, Islam Qibini. I pyetur për shkaqet e trafikut të rënduar, kryesisht gjatë sezonit veror, në Tiranë dhe zonat bregdetare, ai renditi disa dhe këshilloi masat për zgjidhjen e problematikave dhe disiplinimin apo lehtësimin e tyre.

“Policia Rrugore duhet të bashkëpunojë edhe me Policinë Bashkiake dhe me Autoritetin Rrugor Shqiptar. Autoritetet policore dhe rrugore duhet të bashkëpunojnë me grupet e tjera, si ato të makinave me qira, apo të përqendrojnë shërbimet në pikat ku ka më shumë fluks automjetesh. Kjo është edhe një lëvizje e parakoshme për shkak të ndryshimit të temperaturave të larta menjëherë. Ose lëvizje e mjeteve të caktuara me lëvizje në segmente apo rrugë të caktuara. Sidomos në këtë periudhë, në qershor, për shkak të temperaturave, duhet kufizuar qarkullimi i një kategorie mjetesh të caktuara, të tonazhit të lartë psh., sidomos në zonat bregdetare. Por edhe Policia Rrugore të pajiset me motoçikleta, që efektivët të shkojnë më shpejt në vendin e ngjarjes ku ka trafik apo aksident psh. Edhe semaforët duhen riparë, koha e tyre psh”, tha eksperti.

Qibini foli edhe për kaosin që krijohet në kryeqytet, sidomos në zonën e “Kthesës së Kamzës”, autostrada Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas. Ai këshilloi që patrullat të jenë më aktive në pikat kritike dhe në orarin kur krijohet problematika.

“Tirana e ka problematikën në segmentin rrugor që po riparohet tani, Tiranë-Durrës, te Qafa e Kasharit, apo Tiranë-Rinas. Duhet paraprirë, sidomos punonjësit e qarkullimit në orët e para të mëngjesit, ta disiplinojnë sa më shumë të jetë e mundur. Ka orë të caktuara në Tiranë ku krijohet trafiku, nuk është gjithë kohën. Psh., koha e vajtjes në punë dhe shkollë e fëmijëve. Në oraret me fluks duhen përqendruar shërbimet e Rrugores dhe Bashkiake për t’i paraprirë fluksit. Kjo gjendje është, këtë infrastrukturë kemi, thjesht në oraret e pikut duhet vepruar me shërbime”, shpjegoi ai.

Por trafik i rënduar krijohet edhe në zonën e Elbasanit. Eksperti sugjeroi që ARRSH duhet të nisë të mendojë për një unazë të madhe në atë zonë, që lidh qytetet mes tyre, për të shmangur rëndimin e trafikut. Madje edhe mbikalimi dhe nënkalimi i Durrësit në zonën e Plepave nuk i përgjigjet dot fluksit gjatë sezonit veror sipas ekspertit, pasi infrasktruktura rrugore nuk është e përshtatshme.

Ai këshilloi ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të lartë në oraret e ditës dhe zhvendosja e tyre gjatë natës, sikurse edhe kamionëve dhe mjeteve të transportit ushqimor për njësi tregtare.

“Edhe në Bradashesh krijohet ky gtrafik në një segment të caktuar, edhe aty duhet ndërhyrë me shërbime rrugore për t’i paraprirë. Edhe pse duhet thënë se aksi që lidh Tiranën me Elbasanin, Peqinin apo Rrogozhinën, kërkon një unazë të madhe lidhëse e që lehtëson trafikun. Rruga e Durrësit krijon probleme te zona e nënkalimit dhe mbikalimit të Plepave. Kjo infrastrukturë rrugore nuk siguron plotësisht lëvizjen e fluksit të madh të mjeteve. Ndaj duhet kufizuar lëvizja e disa mjeteve të tonazhit të lartë në oraret e pikut”, tha Qibini.

Për Tiranën eksperti sugjeroi zhvendosjen e terminalit nga Kthesa e Kamzës drejt Kombinatit, teksa theksoi se ARRSH është e vonuar me rikonstruksionin e rrugës së Ndroqit, punimet e të cilës kanë filluar.

“Por në Tiranë psh., kërkohet edhe një terminal për Shqipërinë e Mesme dhe Jugun, duke lehtësuar shumë trafikun, duhet t’i jepet përparësi edhe rrugës së Ndroqit, sepse e lehtëson trafikun, edhe pse ajo ka një afat deri në 2027 dhe do ketë problematika. Moshat e reja krijojnë edhe flukse artificiale me shpejtësinë apo parakalimet e tyre, duke krijuar problematikë në segmente të caktuara ku edhe nuk durohet, duhet vepruar më fortë nga policia për këto raste. Edhe ARRSH duhet t’i japë prioritet rrugëve apo zonave më problematike.

Rruga e Ndroqit ku kanë filluar punimet do e lehtësojë më shumë situatën, edhe pse duhet të kishte filluar më para. Ajo e lehtëson së tepërmi situatën e qarkullimit edhe në zonën e Kthesës së Kamzës apo sheshi Shqiponja. Kamerat që do vendosen do lehtësojnë shumë disiplinimin jo vetëm të trafikut, por edhe të rënies së aksidenteve dhe do japi rezultate pozitive si nismë”, shpjegoi eksperti rrugor.

Por ai i qëndroi teorisë që duhej kthyer në praktikë, ku patrullimi me forca të shtuara në pikat kritike, zhvenosja e mjeteve të tonazhit të rëndë drejt orareve të natës dhe një terminal për jugun në Kombinat, do lehtësonin ndjeshëm qarkullimin në Tiranë dhe kudo në Shqipëri.

“Një pjesë e mjeteve duhet të lëvizin pas orës 22:00 të mbrëmjes, kryesisht ato të tonazhit të lartë, ku patjetër duhet të merren masa dhe të qarkullojnë vetëm në orët e vona të natës dhe deri në mëngjes. Disa masa duhet të merren, për t’i paraprirë kësaj situate. Por patjetër që Bashkia duhet të bëjë edhe një studim për zhvendosjen e terminalit të mjeteve të transportit drejt jugut, që të zhvendoset nga Kthesa e Kamzës për në Kombinat”, përfundoi Qibini.

TË LIDHURA

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

22:43 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë
Aktualitet

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante
Aktualitet

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Next Post
Ndeshja me Letoninë, trajneri Sylvinho në konferencë

Ndeshja me Letoninë, trajneri Sylvinho në konferencë

Drama në Greqi: Foshnja ndërron jetë, dyshohet dhunë nga prindërit

Drama në Greqi: Foshnja ndërron jetë, dyshohet dhunë nga prindërit

Sylvinho para ndeshjes: Kujdes nga Letonia, kam dilema për formacionin

Sylvinho para ndeshjes: Kujdes nga Letonia, kam dilema për formacionin

JU REKOMANDOJMË

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

by mirseda
22:43 | 11/06/2025
0

Policia e Dibrës ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e një 65-vjeçari në Xibër të Klosit,...

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com