Real Madrid heq abonetë e 357 tifozëve, të cilët bënin tifozllëk për Barcelonën.
Gjatë ndeshjes Real Madrid -Barcelona, në “Santiago Bernabeu” është vënë re se kishte shumë mbështetës të katalanasve dhe, disa prej tyre, në momentin e shënimit të golit të fitores nga Leonel Messi kanë shpërthyer me brohoritje.
Reali ka kërkuar nëpërmjet videove, mbajtësit e aboneve për ato vende që janë bërë problem, dhe ka zbuluar se shumë persona ua kanë dorëzuar vendin e tyre personave të tretë, që mbështetnin rivalët e përjetshëm.
Klubi bëri të ditur se organet disiplinore, që funksiononin brenda tij, kishin hapur hetimet për 1450 mbajtës abonesh pas “El Clasico”, ndërsa si fillim ishte ndërmarrë masa për 357 të tillë, duke ua tërhequr këtë abonim, pasi kishin thyer rregullin e mësipërm.