Në një mesazh që ia ka drejtuar Sokol Ballës, i cili drejtonte dje emisionin, Doshi thotë se ai nuk ka pasur asgjë personale me Rakipllarin.
“I nderum Zoti Balla ndjej detyrimin të shkuj dy reshta për reagimin tim ditën e djeshme. Jam ndjerë shpesh i fyer dhe i akuzuar pa të drejtë, ndjej të them se reagimi im i brendshëm ishte emocional. Si person i ofroj ndjesën time Robertit. Nuk kam asgjë me Rakipllarin dhe me gazetarët e tjerë“, shkruan Doshi në mesazhin e tij.