Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Timo Flloko për ndalimin e filmave: Nuk kam asnjë dhimbje, bëmë propagandë

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Timo Flloko për ndalimin e filmave: Nuk kam asnjë dhimbje, bëmë propagandë

Pas debatit mbi filmat shqiptarë, të prodhuar në kohën e komunizmit, aktori Timo Flloko ka ndarë qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje.

Flloko shprehet se nuk ka asnjë dhimbje edhe nëse këta filma hiqen, ndërsa pranon se është bërë propagandë, madje kërkon falje për këtë.

Në një intervistë për GSH, aktori foli mbi filmat e komunizmit, për të cilët tha:

“Unë, sigurisht, nuk më takon dhe aq të gjykoj, dhe ndërkohë nuk mund të mos shprehem. Sigurisht, nuk jam për glorifikim të gjithçkaje të asaj kohe, edhe pse filmat përbëjnë histori. Shprehin marrëdhëniet e asaj shoqërie me gjithçka. Ka qenë një censurë fatale, publiku duhet të dijë që momentet më artistike shpesh censura i ka goditur dhe i ka prerë. Unë si aktor më ka ndodhur që më është sakatuar roli. Ato momente për të cilat unë e kam marrë rolin, janë hequr. Sepse ato kanë qenë të veçanta. Nuk ka qenë vetëm aspekti ideologjik në ata filma, dhe e bukura që artistikisht ishte e bukur, ajo duhej të hiqej. Por, do thosha për filmin për Ismail Qemalin – ç’të keqe ka ai film? Një histori, të rinjtë mësojnë duke parë figurën e Ismail Qemalit, duke parë Sandër Prosin.”

I pyetur nëse ka pasur një tendencë skematike dhe keqtrajtuese në disa drejtime, Flloko u përgjigj, duke dhënë më pas edhe propozimin e tij lidhur me ndalimin e disa prej filmave të realizuar në komunizëm:

“Po, sigurisht! Jemi tallur e stërtallur me ballistët – ata kanë qenë një kundërshtar politik, ne i kemi bërë qesharakë. I kemi budallallepsur, dhe për mua ky është një gabim, sepse nuk i kemi evidentuar si një gjë, si një kundërshtar të denjë, se të tillë kanë qenë në fund të fundit, se në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare e të politikës. Qëndrimi ndaj kulteve fetare e veçanërisht ndaj personaliteteve të fesë, priftit, hoxhës, priftit katolik – kanë qenë ekstremisht tendencioz dhe i gabuar. Madje edhe në filmat ku prifti nuk kishte ndonjë rol të madh. Po kështu, dhe më vjen për të qeshur, unë si partizan, te një nga filmat, hedh një bombë aty dhe i vras të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake, por edhe kinemaja amerikanë ka skematizmat e veta. Në kinemanë amerikane, po të jesh rus demonizohesh. Këto janë aspekte skematike.

Jam i këtij mendimi; nuk ka asgjë të keqe, nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar. Ç’mund të thuash për një film të jashtëzakonshëm siç është për shembull “Koncert në vitin 1936”?! Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, dy vajza të reja që vijnë me ëndrra pasi kanë studiuar në Itali. Ajo vjen të këndojë me piano në një fshat, në një botë inekzistente.

Ka shumë filma që kanë bërë përshtypje edhe në botë. Është në pjesën e artë të filmave, por qoftë edhe Kapedani për atë anë groteske që ka. Mund të transmetojnë me një bisedë paraprake – por nuk jam për qëndrime të prera – sigurisht, pranohet ndonjë koment, a mbase shpjegim.

Duan ta bëjnë në mënyrë drastike të heqin disa filma? Nëse e shikojnë të arsyeshme komisione të caktuara dhe e vërtetojnë që vërtet ky film luan rol ekstremisht negativ, le të hiqet, s’ka asgjë të keqe. Unë për vete si artist, nuk kam problem, madje po të jepeshin më pak, se jepen pa kriter, pafundësisht dhe ndonjëherë bëhen bajat. Unë kam kënaqësi të shoh Sandër Prosin, Bujar Lakon, Agim Qirjaqin – figura të tilla.

Jam fare i hapur, nuk kam asnjë dhimbje, absolutisht asnjë dhimbje, dhe nuk e shoh fare në mënyrë emocionale nëse do të hiqen të gjithë filmat. Të mos e marrin si një faj të artistëve që kanë bërë filma që qenë pjesë e propagandës. Për këtë, edhe publiku duhet ta dijë, për atë “faj” në sensin artistik, ne kërkojmë falje. Nëse kemi dhënë informacion jo të mirë.”

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër
Aktualitet

Prezantohet drejtori i ri i teatrit “Migjeni” në Shkodër

14:20 | 02/10/2025
Gonxhja: Shqipëria destinacion tërheqës për krijimtarinë, artin dhe turizmin elitar
Aktualitet

Gonxhja: Shqipëria destinacion tërheqës për krijimtarinë, artin dhe turizmin elitar

14:13 | 01/10/2025
Next Post
Basha pret krerët e degëve të PD-së: Përgatitemi për protestën e 7 majit

Basha pret krerët e degëve të PD-së: Përgatitemi për protestën e 7 majit

Urdhër falimentimi për klubin e Vllaznisë, rrezikojnë shkodranët

Urdhër falimentimi për klubin e Vllaznisë, rrezikojnë shkodranët

Paloka: Vendi i kapur nga trafikantët. Rama blen diplomatët e huaj me paratë e drogës  

Paloka: Vendi i kapur nga trafikantët. Rama blen diplomatët e huaj me paratë e drogës  

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Showbizz

Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!

by mirseda
22:47 | 06/10/2025
0

Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si...

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

Analisti: Berisha zgjodhi sozinë e Ramës për të mundur kryeministrin

22:43 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Çela: Të forcohet siguria e magjistratëve

22:03 | 06/10/2025
Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

Majk reagim të fortë për rritjen e eskortave në shoqëri: Po na shitet imoraliteti si sukses

21:37 | 06/10/2025
Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

Vrasja e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë masakrës që tronditi Tiranën

21:26 | 06/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com