Forma e dobët që po kalon në fushë futbollisti i Liverpool, Dejan Lovren është shkak për kërcënimin e familjes së tij. Por kjo formë nuk është e dobët vetëm për atë personalisht, por të gjithë ekipin në përgjithësi. Pasi Liverpool ka arritur të grumbullojë vetëm 16 pikë në 10 ndeshjet e luajtura në kampionat dhe është 12 pikë më pak nga kryesuesit. Kjo situatë dhe humbja në përballjen me Tottenham ka bërë që një nga fansat e “reis” të kërcënojë Instagram futbollistin.
“Do ta vras të gjithë familjen tënde kroat i dreqit”, ka qenë mesazhi kërcënues që ka marrë Lovren. Kritikat në adresë të mbrojtësit kanë ardhur pas ndeshjes humbur 4-1 me Tottenham, në të cilën Lovren u zëvendësua në minutën e 31-të. “Këta janë njerëz të papërgjegjshëm. Nuk më intereson nëse njerëzit flasin keq për mua, por nuk mund të hesht kur më kërcënojnë familjen. Këtë nuk mund ta pranoj, është e shëmtuar”, ka thënë Lovren.