Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Shijakut, pasi shkelën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi.
Në pranga kanë rënë, L. T., 30-vjeç dhe K. B., 33-vjeç, të dy banues në Shijak.
Pas arrestimit, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasit:
L. T., 25 vjeç, banues në Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
K. B., 33 vjeç, banues në Rreth Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.