Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Theri nxënësin në mes të Gramshit, babai i të riut: Nuk e dija që ishte problematik

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Theri nxënësin në mes të Gramshit, babai i të riut: Nuk e dija që ishte problematik

I tronditur nga i biri 15 vjeçar që ndodhet pas hekurave për vrasjen e bashkëmoshatarit, babai i autorit Servet Karaj foli për Report Tv duke thënë se nuk kishte asnjë dijeni për debatin.

Fatjon Bicin që u nda nga jeta padrejtësisht e cilëson si djalin e tij ndaj kërkon ndjesë për familjen e viktimës. Përmes ekranit të Report Tv, nga fshati Cerujë ku banon, i thotë se është i gatshëm që të shkojë të bisedojë me ta nëse pranojnë.

“I kërkoi falje jashtë mase. Edhe unë e quaj djalin tim se njëlloj janë. Jam gati që të shkoj që sot te familja e tyre nëse pranojnë”, tha Karaj.

Për dëshminë e të birit, thotë se mban mend shumë pak gjëra pasi është i rënduar emocionalisht.

“Kishte shkruar u zumë, më gjuajti grushta barkut, nxora thikën, i gjuajta njërit dhe ika”, tha Karaj.

Karaj kërkon që drejtësia të bëjë detyrën e vet. Si një prind që përjeton trishtimin njësoj si familja e Fatjon Bicit, Karaj thotë se “mjerë ai që iku se ky do rrijë e do dalë (nga burgu), por ai s’del më atje ku iku. Mjerë familja e shkretë dhe ne që na zuri…”

Në një përshkrim të shkurtër për të birin shprehet se nuk e dinte që mbante thikë me vete, e quan djalë të rregullt dhe jo problematik.

“Djali ka qenë shumë i qetë, nuk merrej me gjëra të tilla. Atë ditë nuk ka shkuar në shkollë se kishte probleme shëndetësore. Unë isha vetë në Gramsh e 10 minuta pasi jam kthyer më kanë marrë në telefon.

Jam habitur. Sjellja e djalit ka qenë normale, nuk të linte përshtypje. Nuk di si të them, nu ki kam parë asgjë me vete. Në polici na thirrën për deklaratën.

Nuk i kam parë asgjë as në cantë, as në xhep. Djali nuk ka pasur raste të tilla, nuk kam dëgjuar asnjëherë debat. Nuk kishim asnjë informacion se po të kisha sikur 2% të dija nuk do të kishte arritur deri këtu.

Shkonte në shkollë zakonisht, ishte nxënës mesatar, i rregullt, të shtuna të diela punonte, nuk ishte problematik”, tha Karaj.

Ngjarja:

15-vjeçari Fatjon Bici, nxënës i klasës së 9-të ishte nisur për në shkollë si çdo ditë tjetër, por nuk u kthye shëndosh në shtëpi.

Ai u godit me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe disa bashkëmoshatarëve.

Ai u godit me thikë në një park të qytetit të Gramshit, bashkë me kushëririn e tij M. Lici, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës.

Fatjon Bici mbeti i vdekur nga goditja me thikë në zemër. Konflikti që u bë shkak për krimin kishte nisur ditë më parë, pasi të rinjtë shkëmbyen sharje në rrjetet sociale.

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Vrasja me thikë e adoleshentit në Gramsh, ‘Prokurori kërkon burg për 4 të arrestuarit’

Vrasja me thikë e adoleshentit në Gramsh, 'Prokurori kërkon burg për 4 të arrestuarit'

Kriset sërish miqësia mes reperëve? Noiyz dhe Stresi ‘habisin’ fansat me veprimin e fundit

Kriset sërish miqësia mes reperëve? Noiyz dhe Stresi 'habisin' fansat me veprimin e fundit

Luizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë “live” bashkë në Instagram, “zihen” për Zhaklinën dhe Arbërin

Luizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë "live" bashkë në Instagram, "zihen" për Zhaklinën dhe Arbërin







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com