Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u tha gjyqtarëve dhe prokurorëve të Hagës se ka bërë për popullin e tij atë që do të kishin bërë dhe ata për vendin e tyre nëse do të përjetonin të njëjtat ngjarje.
Thaçi tha se akuza që ai ka pretenduar për të marrë kontrollin e Kosovës, është ofenduese për mijëra viktima të pafajshme dhe luftëtarë.
“Vendosa të kthehem në Kosovë 1998. Ky ishte vendim personal, i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli i m përballej me shfarosjen. Bëra atë që do të bënte secili prej jush nëse vendi juaj do të përjetonte atë që përjetoni populli im. Për këtë jam krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë. Prokuroria pretendon se qëllim i ishte marrja e kontrollit të Kosovës. Kjo është e pavërtetë, por është ofenduese. Është ofendim për kujtimin e mijëra heronjve që dhanë jetën për liri. Është ofendim për mijëra viktima të pafajshme të vrarë gjatë masakrave. Është ofendim dhe e padrejtë dhe për përpjekjet e NATO dhe aleancës perëndimore që bashkëpunova ngushtë. I vetmi, kundërshtar i imi, i popullit të Kosovës dhe botës demokratike, ishte Sllobodan Milloshevic. Është e rëndë të dëgjosh këtë akuzë, veçanërisht kur gjatë luftës nuk e dija nëse do të isha gjallë prej orës në orë dhe ditës në ditë. Nuk isha i sigurt nëse d të shihja familjen time. Lëre më të ëndërroja të ushtroja kontroll në Kosovë të pushtuar përreth 90 vite. Fakti që jem iso t gjatë është rastësi dhe fat. Nuk u ktheva të rrezikoja jetën time për kontroll dhe pushtet, u ktheva duke rrezikuar jetën për liri dhe paqe. Pyetja që shtrohet është, marrje e kontrollit prej kujt? Kush?? E vërtetë është se kontrolli dhe pushteti ishin në duart e hekurta të Milloshevic. Shqiptarët nuk ushtronin pushtet, është paradoksale. Shtypeshin nga Milloshevic. Unë nuk kisha iluzione, por shpresa e jonë e vetme për shpëtim ishte bota demokratike, SHBA dhe NATO. I gjithë fokusi im ishte ndërtimi dhe forcimi i kësaj aleance. Për këtë qëllim udhëtova në shumë qytet për ti bindur për kauzën tonë, Bruksël, Londër, Berlin e vende të tjera. Kudo që isha, në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të Administratës amerikane. Millosheivici e kishte filluar luftën dhe ne vetëm po vetëmbroheshim. Luftën mund ta përfundonte vetëm NATO dhe ashtu ndodhi. Po të mos ishte intervenimi i NATO nuk do te kishte pavarësi të Kosovës”, tha Thaçi.
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka marrë fjalën përpara gjykatës në Hagë, në seancën përfundimtare të deklaratave përmbyllëse. Ai e nisi fjalimin duke uruar fillimisht festën e Pavarësisë për atdheun e tij. Haçi u deklarua i pafajshëm për akuzat, ndërsa shprehu keqardhjen për të gjitha viktimat, pa dallim etnik.
“Më 17 shkurt 2008 duke ndier rrahjet e zemrave të stërgjyshërve tanë shpallëm Kosovën shtet të pavarur e sovran. Dëshrioj që sot nga kjo sallë t’u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve për këtë festë madhështore. Për gati 3 vjet keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Keni parë faktet, keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një: akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm, por kam thënë dhe them me bindje të plotë: unë bashkëndiej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Në kohën e masakrave në fillim të vitit 1998 unë isha student në Zyrih. Nuk po bëja plane si ta merrja kontrollin në Kosovë, por për provimet në universitet. I vetmi njeri që po bënte plane morbide ishte Slobodan Milosheviç. Plane për një gjenocid të ri në Ksoovë. Prandaj, si shumë qytetarë të tjerë kosovarë, u detyrova ta lëshoja Kosovën sepse regjimi i Milosheviçit më kishte ndjekur. Ai më kishte dënuar në mungesë me akzuën se kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese”, tha Thaçi.















