Panathinaikosi i Kaçes, arriti të fitojë një ndeshje të rëndësishme në transfertë, teksa mundi AEL e Larisës, me shifrat e ngushta 0-1. Kaçe ishte përsëri titullar, dhe luajti për 87 minuta. Për t’u veçuar, një karton i verdhë në minutën e 65-të.Por, kjo nuk ishte e gjitha për mesfushorin shqiptar. Ai ka pësuar një çarje në buzë, dhe siç shkruan vetë në Instagram, është bërë me një tatuazh të ri.