Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Malit, ku 8 paqeruajtës të OKB-së janë vrarë nga terroristët mëngjesin e ditës së diel.
Sulmi ndodhi në bazën Aguelhok, pranë kufirit me Algjerinë. Një zyrtar i OKB në Mali konfirmoi ngjarjen, ndërsa tha se autorët mbërritën në zonë me automjete dhe armatime të rënda.
“Kjo kërkon një përgjigje të fuqishme dhe të menjëhershme ndaj terroristëve”, tha zyrtari i OKB, i cili e përshkroi sulmin si të turpshëm dhe frikacak. Ndërkohë një diplomat tha për AFP se disa nga autorët e sulmit kishin mbetur të vrarë.
Më shumë se 13 mijë trupa paqeruajtëse të një misioni të OKB janë vendosur në very të Malit që prej vitit 2012 kur milicitë morën nën kontroll këto zona.